Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si ta masazhoni foshnjën tuaj

Si do të ju njoh foshnja

Këto teknika janë të mira për të gjitha foshnjat e porsalindura. Për suksesin më të mirë të mundshëm, mos e masazhoni para apo pas buke, apo kur ka nevojë për të fjetur. Kur mendoni së është gati, atëherë shtroni në tokë një peshqir dhe përgatitni ndonjë vaj me bazë bimore për ta masazhuar.

Këmbët

Këmbët janë vendi më i mirë për të filluar, pasi që janë ca si më të pandieshme nga pjesët e tjera të trupit. Duke përdorur pak vaj, merrni me dorë njërën prej kofshave të saj dhe shkoni duke e rëshqitur nga maja e gjer të shputa e këmbës, duke e shtrënguar tejet lehtë. Bëni këtë gjë me të dy kofshat dhe pastaj përsëriteni.

Pjesët e poshtme të këmbës

Merrni pjesën e poshtme të këmbës dhe rrotullojeni në mënyrë të butë dhe me kujdes, në të dy drejtimet (majtas dhe djathtas), dhe pastaj ledhatoni majën e këmbëve të saj nga nyja e gjer te shputat. Bëni këtë gjë me të dy këmbët dhe pastaj përsëriteni.

Shputat

Përdorni gishtat e mëdhenj të duarve për ta masazhuar dhe kaluar nëpër tërë shputën e saj.

Gishtërinjtë

Për të përfunduar me këmbët, merrni çdo gisht të këmbës me gishtin e madh dhe gishtin tregues dhe shkoni duke e lëmuar nga fillimi e gjer në fund të gishtit gjersa të ju rrëshqet prej gishtërinjëve.

Krahët

Përsëriteni të njejtin veprim sikurse tek kofshat e këmbës. Duke përdorur pak vaj, merrni me dorë njërin prej krahëve të saj dhe shkoni duke e rëshqitur nga nën sqetulla e gjer te nyja e dorës, duke e shtrënguar tejet lehtë. Pastaj, merrni nyjën e dorës, dhe në mënyrë të butë dhe me kujdes rrotulloni në të dy drejtimet (majtas dhe djathtas). Ndërroni krahët dhe përsëriteni veprimin.

Duart

Masazhoni dhe kaloni me gishtërinjtë e mëdhenj të dorës nëpër të gjithë sipërfaqen e pëllëmbës.

Gishtërinjtë

Në mënyrë të butë merrni me gishtin e madh dhe gishtin tregues çdo gisht të dorës një nga një dhe e ledhatoni duke rrëshqitur nga fillimi e gjer në majë të gishtërinjëve. Bëni këtë gjë me të gjithë 10 gishtat e duarve.

Gjoksi

Veni të dy duart të bashkuara me pëllëmbë mbi zemër. Pastaj ledhatoni teposhtë me duar duke shtypur në mënyrë të lehtë me pëllëmbë gjoksin e saj. Përsëriteni këtë veprim disa herë.

Gjoksi (vazhdim)

Veni njërën pëllëmbë të dorës mbi pjesën e lartë të gjoksit dhe pastaj ledhatoni në mënyrë të butë gjer te kofshat e këmbës. Përsëritni lëvizjen disa herë duke ndërruar pëllëmbët.

Shpina

Rrotulloni foshnjën tuaj mbi stomak. Duke përdorur majat e gishtërinjëve ledhatoni dhe kaloni nëpër rrathët e vegjël në të dy anët e kurrizit, që nga shpina e gjer te butat.

Shpina (vazhdim)

Përfundoni me një ledhatim të gjatë, të vendosur, që nga shpatullat e gjer tek shputat e këmbës. Kur të përfundoni, mbështjelleni me pelenë, përkëdheleni apo ushqejeni me gjinjë. Ka gjasa që të flejë menjëherë.

/komuniteti