Mbështjellja e rehatshme dhe e mirë me batanije është shkathtësia kryesore e përkujdesit tuaj prindëror. Ndihmon qetësimin e foshnjës kur është e shqetësuar, si dhe parandalon shqetësimin e saj nga reflekset e saj të papritur, dhe ato e mbajnë të ngrohtë në mënyrë të lehtë derisa nuk i vjen temperatura e vet e mbrendshme natyrale.
javë pas jave
Si ta mbështjellni me batanije foshnjën tuaj
Në pyetje është rehatia

Startoni me një diamant

Shtroni një batanije mbështjellëse në sipërfaqe të rrafshët, dhe hapeni në formë të diamantit, dhe pastaj ktheni skajin e lartë të batanijës poshtë. Vendosni foshnjën tuaj në shpinë dhe qafën e saj vendosni në skajin e kthyer poshtë.
Pala e kthyer nga ana e djathtë

Mbani krahun e djathtë të foshnjës tuaj ngjitas rrafsh me trupin e tij. Mbështjellni skajin e djathtë të batanijës mbi krahun e tij të djathtë dhe mbi trupin e tij dhe futeni nën anën e tij të majtë dhe rrotullojeni tërësisht derisa sa ti mbulohet i tërë trupi me batanije dhe atë sa më shtrënguar aq më mirë.
Pala e kthyer nga ana e majtë

Mbani te poshtë krahun e majtë të foshnjës tuaj, dhe ngreni përmbi te pjesën e poshtme të batanijes. Pastaj vendosni pjesën tjetër të batanijes mbi krahun e tij të majtë.
Finishi i madh

Tërhiqeni skajin e djathtë të batanijes së saj fortë deri në fund, dhe mbuloni tërësisht trupin e foshnjës tuaj, dhe pastaj rrotullojeni pak nga ana juaj e djathtë sa për të futur përfundi batanijen që të jeni në mundësi ta mbuloni dhe pjesën prapa shpinës.
