Një institucion me rëndësi të veqantë para atij parashkollorë për fëmiun është familja ku profesor janë gjithë antarët e familjes e kujdestar dhe përgjegjës për ta janë prindërit.
Një institucion me rëndësi të veqantë para atij parashkollorë për fëmiun është familja ku profesor janë gjithë antarët e familjes e kujdestar dhe përgjegjës për ta janë prindërit.
Shumë herë prindërit dhe të rriturit me apo pa qëllim bëjnë gjëra që mund të jenë shembull jo i mirë për fëmiun .
Shumë gjëra të “vogla” që i bëjmë gjatë ditës mund të jenë si shembuj të dëmshëm për fëmijët tanë, ndërsa ne ndoshta as nuk i vërejmë.
Duke qenë vazhdimishtë të vetëdijshëm për rolin tonë si shembull para fëmijëve tanë, do të na ndihmonte t’iu ikim mundësive për të bërë ndonjë gabim të tillë. Sidoqoftë, janë disa raste jo të mirë në të cilat ne, me apo pa vetëdije i regjistrojmë në kokat e tyre për tërë jetën.
P.sh.kur ne premtojmë e atë nuk e realizojmë,ngritja e tonit(bërtima) gjatë ndonjë diskutimi apo mosmarrveshje,mosrespektimi i mysafirit,gënjeshtra etj.
Nuk është efektive çka nëna dhe babai thonë, por çka nëna dhe babai veprojnë.Rritja e fëmijëve është një përgjegjësi që ne dëshirojmë të kryejmë me sukses, ne duhet t’i rrisim ata edhe me fjalë edhe me vepër.
Fëmijët e kuptojnë rëndësinë e respektit nëse shohin respekt dhe mirësjellje në shtëpi dhe në mjedisin ku jetojnë. Kjo ngase është e kotë ti thuash fëmiut mos vepro kështu e nga ana tjetër ato sjellje i sheh vazhdimishtë .
Andaj t’ia bëjmë të qartë vetës se prindi është libri i parë që lexon fëmiu në jetën e tij , shkolla e parë për të është familja,përderisa fëmiu për prindin e tij është një arë boshe e pastërt në të cilën çka do që të hedhësh do të mbihet.
Shembuj të mirë për edukimin e një fëmiu,se si duhet të përkujdesemi,se si ti afrojmë,ti duam,t’ju flasim bindshëm e me butësi ,që ti edukojmë në mënyrën më të mirë,.
Shembujt të këtij lloji janë ata që flasin më mirë se gjuha dhe përshkrimi i çdokujt tjetër që mund t’i bëjë jetës së tij, prandaj do të mjaftohemi me përmendjen e disa prej tyre;
-Kishte parasysh ndjenjat e tyre( të fëmijëve) kur ishin të vegjël dhe lozte me ta,
-I puthte, i përqafonte dhe i barte në shpinë nipat e tij duke lozur me ta dhe këtë e konsideronte në radhët e punëve dhe vetive të mira.
-fëmija ishte gjë e rëndësishme për të në çdo rast dhe kohë.
-Deri në moshë të madhe ai lozte me ta edhe format më të thjeshta të lojërave
-Sillej me ta me të butë dhe i edukonte me fjalë të mira, bënte durim me ta dhe ndodhte që të kalonin dhjetë vite e kurrë të mos i bërtiste apo ta akuzonte edhe fëmiun që më së shumti rrinte me të. Nëse fëmiu gabonte ai nuk e kritikonte duke i thënë: “Sikur të mos veproje kështu, por të veproje ashtu”, mirëpo e ledhatonte në kokë dhe i tregonte se cila është forma më e mirë e atij veprimi pa e prekur në ndjenja fëmijën që e mësonte.
-Atëherë kur nuk e dëgjonin urdhrin e tij ai nuk përdorte forcën apo personalitetin e tij për t’i detyruar me atë që dëshironte, porse fillimisht bënte durim e pastaj shkonte dhe e këshillonte në formën më të mirë, sa fëmijës fillonte t’i vijë turp nga ajo që ka bërë dhe kështu nuk e përsëriste herën tjetër të njëjtin gabim.
-Mundohej ta studionte mentalitetin e çdo fëmije dhe ta veçonte me mësime, këshilla dhe punë, që i përshtateshin mentalitetit të tij nga njëra anë dhe i përgatiste për t’u bërë të zotët në ato fusha pasi të rriten nga ana tjetër.
Andaj pas ketyre fjalëve të pakta që cekëm të kemi parasysh një gjë.Fëmiun nuk duhet trajtuar si një objekt që të lozet me të e kur të rritet mos ti durojmë sjelljet e tyre .
Fëmiu është kultivues i vlerave tua si prind andaj kujdes çka i ofron. /mesazhi/Sala Mehmeti/06/2012


