Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Femrat ziliqare për njëra-tjetrën

Meshkujt mund te jene keqinj, por askush femrave nuk ua ngul me thelle dhe me forte thiken ne shpine se nje femer tjeter, ndersa arsye ka plot.

E keni degjuar me siguri rrefimin e njohur, ndersa disa fatkeqesisht edhe e kane ndier ne lekuren e vet, per femren e cila ia ka ngulur thiken ne shpine shoqes se vet kur ajo me se paku nuk e ka pritur ate gje. Edhe pse arsyet, ose me mire te themi pretekset per kete akt te keq mund te jene te shumta, gjithcka ne fakt ka te beje me xhelozine ose lakmine, ndersa keto emocione negative nuk jane te rezervuara vetem per shoqet por edhe per femrat e tjera per shkak te te cilave ne ndonje menyre vepron keshtu kunder femrave te tjera:

Bukuria- Deshet nuk deshet, bukuria juaj eshte si kryq ne shpinen tuaj kur jeni ne shoqerine femerore, sa me bukur qe dukeni me te pasigurta behen femrat rreth jush, ndersa armiqesia ndaj jush me e forte. Nga kjo situate nuk ka rrugedalje. Nese jeni beqare, femrat e tjera do t'ju shohin si konkurence, ndersa ato ne martese do te jene te bindura qe doni t'ua merrni burrin.

Inteligjenca- Eshte krejt ne rregull te jeni te zgjuara, por kur njerezit rreth jush fillojne te shfletojne fjaloret per te kuptuar se cfare flisni, ta dini se e keni tepruar. Sa me te komplikuara qe i keni fjalet qe perdorni, shoqeria ose do te ndihet "me budalla" ose deshirojne "te vdesin nga merzia". Bisedat e thella jane argetuese, por duhet te zgjidhni vendin dhe kohen sepse njerzit ne parim shoqerohen per t'u argetuar dhe jo te diskutojne per beteje.

Shprehite e forta te punes- Nese jeni shtepiake e cila cdo ushqim e gatuan me ushqimet organike te rritura ne kopshtin e vet ose femer e suksesshme afariste e cila qendron ne vendin e punes derisa te mos perfundoje edhe projekti i fundit, kembengulja dhe perkushtimi juaj i pabesueshem do t'i beje te tjeret pertace te zakonshem. Edhe pse nuk eshte faji juaj per inercine e tyre dhe etjen per mediokritet, duhet te mesoheni te jetoni me peshperitjet e tyre therese.

Vetebesimi- Ka njerez per te cilet dihet qe kane hyre ne nje vend edhe pse nuk e kane thene as nje fjale te vetme. Njerezit e tille duken me shume vetebesim, por kenaqesia e tyre me ate cka jane shume lehte mund te keqinterpretohet si egocentrizem ose sqime. Doni veten, por cmoni edhe te tjeret, ose do t'ju urrejne.

Pesha -Sado kile te jeni, gjithmone do te jeni me te dobet se dikush tjeter dhe kjo eshte arsye e mjaftueshme qe dikush tju shikoje keq. Sa me vitale te jeni, mjedisi do te lakmoje linjen tuaj. Menyra e vetme per te shmangur shikimet gjykuese eshte te vishni rroba te gjera.

Personaliteti i forte- Ky tip i femres per cdo gje ka mendim dhe nuk heziton ta ndaje me te gjithe edhe nese e ka gabim. Pasi femrat e tilla kane karaktere, qasje dhe pikepamje ekstreme mbi boten ndersa shoqeria nuk funksionon ne parimin bardh e zi por ne nuacat e ngyres gri, ato jane jashtezakonisht irrituese.

Shpirti garues- Njerezit, pra edhe femrat, per te cilat jeta eshte nje gare e madhe ne te cilen duhen te jene me te mire se lojtaret e tjere, nuk jane te dashur per askend, sidomos nese shkelin gjithcka para vetes per te arritur deri tek qellimi. Personat e tille mund te fitojne, por mundi i shkon huq kur nuk kane me ke te ndajne sukseset e tyre.

Mireqenia- Sa me te pasura qe te jeni, mundesia eshte me e madhe qe nuk i kuptoni problemet e "njeriut te thjeshte". Po ashtu paraja juaj mund te jete magnet per miqte fallco te cilet ju shohin vetem dobi financiare. Nga ana tjeter, shprehite tuaja te jetes, respektivisht shpenzimi i parave, tek personat e tjere mund te shkaktoje ndjenjen e inferioritetit dhe kjo nuk eshte mire per miqesine. 06/2012

 

Molla S.

/komuniteti