Një dietë e pasur me kolesterol mund të ndihmojë personat me sëmundje fatale gjenetike të cilat dëmtojnë trurin.
Pacientët me sëmundjen Pelizaeus-Merzbacher(SPM) nuk mund të prodhojnë mielinën e cila është shumë e rëndësishme për funksionin e nervit. Një studim i kryer së fundmi tregoi që një dietë e pasur me kolesterol mund të rrisë prodhimin. Studiuesit thanë se minjtë që ju nënshtruan eksperiementit patën përmirësime të dukshme.
Sëmundja Pelizaeus-Merzacher është një nga shumë leukodistrofitë në të cilën pacientët nuk mund të prodhojnë mbulesën mielinike e cila mbron fijet nervore dhe ndihmon në përçimin e mesazheve nervore përgjatë nervit. Pa mielinën, mesazhet nuk mund të udhëtojnë në fundet nervore duke rezultuar në disa probleme përfshirë ato të lëvizjes dhe konjiktive.
Studiuesit në gjermani bën një eksperiment te minjtë me këtë sëmundje. Ata që morën një dietë normale vazhduan të përkeqësoheshin ndërsa ata me një dietë të pasur me kolesterol u stabilizuan.Studimet treguan se sa me heret te fillohej marrja e dietës aq më përfitues ishtë duke nxjerrë përfundimin se te minjtë, trajtimi duhet të fillojë herët në jetë dhe të vazhdojë edhe në moshën adulte.
Ky studim është kryer vetëm te minjtë. Ende është e panjohur nqs te njerezit dieta e pasur me kolesterol ka të njëjtin efekt. Studiuesit raportojnë se dieta me kolesterol nuk kuron SPM por lehtëson defektin.
Thuhet se kolesteroli “çbllokon” qarkullimin në brendësi të qelizave të trurit. Kjo sëmundje shkaktohet nga prodhimi i tepërt i një proteine e nevojshme për mielinën, e cila më pas mbetet në brendësi të qelizës. Mendohet se kolesteroli i tepërt ndihmon në lirimin e proteinës. 06/2012

