Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Kujdesi ndaj të porsalindurit: strategji për prindërit e stresuar - nga Mayo Clinic staff

Kujdesi ndaj te porsalindurit mund t’ju duket se ju ka kthyer jeten prapsht. Perdorni keto strategji praktike per te menaxhuar stresin e ri ne jete.

Foshnja do t’ju sjelle aktivitete dhe emocione te shumta ne jeten tuaj – dhe poashtu, shume stres. Pa marre parasysh a jeni prind per here te pare apo tashme veteran, merrni ne konsiderate keto 10 strategji praktike per ta mbajtur stresin ne kontrolle.

1. Kujdesuni per veten

Sfidoni veten per te numeruar kafeinen, si substance e rendesishme qe ju le pa gjum. Ne vend te saj, hani nje diete te shendetshme, pini shume uje dhe merrni ajer te paster. Fleni kur fle foshnja dhe planifikoni nje orar te nates me partnerin tuaj, qe ju mundeson te dyve te pushoni dhe te kujdeseni per beben. Beni dicka qe ju pelqen cdo dit qofte me foshnjen qofte edhe vet.

2. Vini rregullat per vizituesit

Miqte dhe te afermit mund te vijne ne numer te madh, qe ta admirojne foshnjen tuaj. Ja beni me dije se cila dite ju pershtatet juve dhe sa kohe mund te rrine ne vizite. Insistoni qe ata t’I lajne duart para se ta mbajne beben dhe kerkoni nga ata qe jane te semure, te mos vijne. Lejoni mysafiret e besueshem te kujdesen per beben, perderisa ju pushoni sa me shume qe mundeni.

3. Jetojeni jeten

Nuk eshte kurre shume heret per ta stabilizuar rutinen – por, veni foshnjen ne rradhe te pare. Caktoni vetes shume kohe gjate dites per ta ushqyer foshnjen, per te pushuar dhe per kohen e qarjes. Aktivitetet e planifikuara me pare mbani ne minimum. Kur duhet te dilni, jepni vetes ekstra kohe per tu bere gati dhe per te nderruar panolinat e ndotura.

4. Prisni ndryshim te medha emocionesh

Mund te nderroni nga admirimi I bebes dhe gishterinjeve te saj te vegjel, e deri tek vuajtja per jeten tuaj te pavarur dhe merakosja nese do te jeni ne gjendje te kujdeseni per te. Shansat jane se ju dhe partneri juaj jeni te dy te lodhur. Duke biseduar rreth asaj se cfare ju brengose, ashtu si per buxhetin e kufizuar apo veshtiresite per ta qetesuar foshnjen, mund te ju ndihmoje qe te keni disponim te stabilizuar. Qeshja e vazhdueshme ju ndihmon per ta ngrite disponimin.

5. Ulni standardet

Lerini gjerat e ndotura ne shtepi aty ku jane dhe mos u mundoni te pastroni gjithcka. Menjanoni teshat e palara ne shporte, deri sa patjeter keni nevoje per to. Pastroni banjon vetem me nje panoline te paster. Beni nje tost per darke nese jeni te lodhur te beni ushqim me tradicional.

6. Dilni nga shtepia

Nese ju duket se do te cmendeni nga nje foshnje qe vetem qan, merreni ate jashte per nje ecje. Nese keni mundesi, leni dikend qe i keni besim me beben per pak kohe.

7. Pranoni ndihme

Kur miqte dhe te afermit ju ofrojne ndihme, mos e rrefuzoni. Propozoni si ta mbajne beben, si ti lajne rrobet apo cfaredo qe ju ndihmon me se shumti.

8. Krijoni marredhenie te tjera

Foshnja juaj kerkon dashuri dhe kujdesje, por nuk do ta deshperoni ate nese kaloni kohe edhe me te tjeret. Nese keni femije te tjere, uluni dhe bisedoni nga nje here me secilin prej tyre. Aranzhoni takime me partnerin tuaj. Takoni nje mike per drake apo per nje film.

9. Mbani shprese

Ditet e te porsalindurit nuk do te zgjasin shume. Keni durim dhe cmoni kohen.

10. Kuptoni se kur keni nevoje per ndihme shtese

Te jesh prind eshte sfiduese edhe ne nje dite te kendshme. Nese jeni te deprivuar apo keni problem ti pershtateni jetes me nje te porsalindur, konsultoni doktorin tuaj apo nje psikolog. Mesimi si ta menaxhoni stresin e ri ne jete mund t’ju ndihmoje qe te kuptoni te mirat qe i sjell te qenurit prind. 06/2012

Nia Bega

/komuniteti