Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Njeriu je ti, ndërsa pema prindërit e tu

Dikur ekzistonte një pemë e madhe e mollës. Një vogëlush dëshironte çdo ditë të luante rreth kësaj molle. Ngjitej deri te maja e pemës, hante frutet e saj dhe pushonte nën hijen e saj.

Fëmiu e donte pemën, por edhe pema kishte dëshirë të lozte me të. Koha kalonte dhe vogëlushi u rrit. Nuk luante më për çdo ditë te pema. Një ditë djaloshi erdhi te pema i mërzitur.

Pema i tha djaloshit: “eja të luash me mua.”

Djaloshi u përgjigj: “nuk jam më i vocërr që të luaj me ty. Dëshiroj lojëra, dhe më nevojiten të hollat për t’i blerë.”

Pema i tha: “më vjen keq, por nuk kam të holla! Por, ti mundesh t’i marrësh mollat e mia t’i shesësh dhe të fitosh të holla sa të duash.”

Djaloshi u gëzua pa masë, hipi në pemë dhe i vjeli të gjitha mollat dhe shkoi i kënaqur. Pas kësaj, djali nuk erdhi te pema, dhe kjo ishte e mërzitur.

Një ditë djali kthehet te pema e mollës, por tani njeri i rritur. Pema u gëzua me ardhjen e tij dhe i tha: “eja të luajmë së bashku!” djali, tani i rritur tha: “nuk kam kohë për të lozur me ty, jam rritur dhe jam përgjegjës për familjen time.”

Dhe vazhdoi: “më nevojitet shtëpia për t’u vendosur, andaj a mund të më ndihmosh në këtë?”

Pema tha: “mund t’i presësh degët e mia dhe të ndërtosh shtëpinë.” kështu njeriu ia preu degët të gjitha dhe u largua i gëzuar. Pema e vjetër u gëzua nga lumturia e njeriut, por ky nuk u kthye më te pema. Pema e mollës përsëri mbeti e vetmuar dhe e pikëlluar.

Një ditë të bukur vere, njeriu u kthye dhe pema u gëzua pa masë. Pema i tha: “eja të luash me mua.”

Njeriu tha: “jam shumë i lodhur dhe kam filluar të plakem. Dëshiroj diku të lundroj dhe të pushoj. Mund të më japësh një varkë?”

Pema u përgjigj: “nga trungu im (trupi) mund të ndërtosh varkën dhe të lundrosh kudo që dëshiron.” dhe kështu njeriu e preu trungun e mollës duke bërë varkën. Lundroi dhe nuk u kthye më.

Më në fund, njeriu tani i plakur u kthye pas shumë viteve. Pema i tha: ”më vjen keq, djali im, por nuk kam më çfarë të jap. Nuk kam fruta.”

Njeriu tha: “nuk ka rëndësi, nuk kam dhëmbë për t’i kafshuar.”

Pema tha: “nuk kam trung as degë që të ngjitesh dhe të ulesh.”

Njeriu tha: “për këtë jam shumë i moshuar.”

Pema duke lotuar tha: “vërtetë, nuk kam çfarë të jap. Por, kanë mbetur vetëm rrënjët e thara të mia.”

Njeriu tha: “tani nuk më duhet asgjë, por më nevojitet vetëm një vend për të pushuar. Jam lodhur pas tërë këtyre viteve.”

Pema e vjetër tha: “mirë! Rrënjët e mia të vjetra janë të mira për të pushuar ti. Eja dhe ulu pranë meje dhe pusho.”

Njeriu u afrua, u ul, ndërsa pema e vjetër e mollës nxori lot gëzimi.

A e di kush është kjo pemë e mollës, e kush është ky njeri?

Njeriu je ti, ndërsa pema prindërit e tu. 06/2012

/komuniteti