Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Pirja e kafesë zvogëlon mortalitetin

Pirja e kafes është e shoqëruar me rrezik ma të ultë nga vdekja nga shumica e shkaqeve përveç kancerit, sipas studimit të publikuar në edicionin e 17 majit në new england journal of medicine.

Neal d. Freedman, phd, nga national institute of health në rockwill, md dhe kolegët kanë analizuar rrezikun e mortalitetit të bazuar në konsumimin e kafes në 229,119 mashkuj dhe 173,141 gra të cilët në linjën bazike, kanë qenë 50-71 vjeçarë dhe nuk kanë pasur kancer, sëmundje të zemrës dhe sulm në tru.

Gjatë përcjelljes 14 vjeçare, hulumtuesit kanë gjetur që 33,731 mashkuj dhe 18,784 gra kanë vdekur. Pas axhustimit të moshës dhe pirjes së duhanit, konsumuesit e kafes kanë pasur rrezik mortaliteti ma të ultë, me proporcionin e axhustuar të hazardit që rangon nga 0.99 (95% ci, 0.95-1.04) për ma pak se një filxhan në ditë dhe 0.88 (95% ci, 0.84-0.93) për katër ose pesë filxhana në ditë.

Trend i ngjashëm është gjetur në gra, me proporcion të axhustuar të hazardit prej 1.01 (95% ci, 0.96-1.07) për ma pak se një filxhan në ditë dhe 0.84 (95% ci, 0.79-0.9) për katër ose pesë filxhana në ditë.

Pirja e kafes ka qenë në mënyr! ë inverze e ndërlidhur me shumicën e shkaqeve të vdekjes, me përjashtim të kancerit, edhe te mashkujt edhe te femrat. "në këtë studim të gjerë prospektiv, konsumimi i kafes ka qenë në mënyrë inverze e ndërlidhur me mortalitetin e përgjithshëm të shkaktarit specifik\", kanë konkluduar freedman dhe kolegët. 06/2012

Miri E

/komuniteti