Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Shmangja e krahasimit, ndihmesë për nënat e reja

Problematika e krahasimit të fëmijës është diçka që nënat e reja e dinë shumë mirë.Edhe atëherë kur përpiqemi që ta shmangim pyetjen “a ende nuk e bënë fëmija juaj këtë’’ është goxha e pamundur të mos e vërejmë kur fëmiu i të njejtës moshë me tuajin vepron diçka që i juaji ende nuk e bënë . Po sikurse edhe thotë një nënë : “A nuk e krahason çdo nënë fëmiun e saj me tjetrin “.

Faji është tek instinkti jonë i mbijetesës thotë Kethy Soal bashkëautore e librit për prindërit nën presion, fëmijët tepër të stresuar : “Dealing With Competition While Raising a Successful Child’’.

”Ne jemi tepër kërkues dhe i shtyejmë fëmijët tanë në konkurenc’’. Në fund të fundit edhe ‘fëmijët e të parëve tanë duhej të ishin shumë të fortë dhe të shpejtë që të mbijetonin’ thotë Seal “ Është gjithashtu e natyrshme të duam fëmijët tanë të fitojnë aftësi kështu që ne bëjmë krahasime për tu siguruar’’.

Po aq normale sa mund të jetë krahasimi po aq mund të jetë edhe stresues. Gjithashtu mund të na pengoj nga të vlersuarit e plotë të asaj çka fëmijët tanë janë duke realizuar. Do të theksojmë njërën prej kurthave me të shpeshtë në të cilën binë prindërit e ajo është karahasimi në zhvillimin e aftësive fizikomotorike dhe do te shohim se si ta shmangim atë.

Bebet ndryshojnë shumë kur është fjala tek zhvillimet fizikomotorike si qëndrimi në këmbë, zvarritja, ecja gjë që krahasimin e bëjmë shumë të lehtë dhe ne shumë lehtë bijmë në kurth të këtyre krahasimeve.

”Mbaj mend të isha ulur në klasë të muzikës, shikoja një 10 muajsh që demonstronte një pikë fizike te cilën fëmiu im 19 muajsh nuk e bënte dot, ishte e vështirë për mua thotë nëna Cianciolo.

Duke qenë nëna jemi të inkurajuara që të shiqojmë për ndonjë problem apo vonesë në të zhvilluar në mënyrë që të kërkojmë ndihmën e duhur menjëherë. Pra, nuk është çudi që ne vazhdimisht pyesim çfarë është normale dhe çfarë nuk është.

Shmangia e rënjës në kurth : Studimet tregojnë se për aq kohë sa ritmi i zhvillimit të fëmijës është brenda normales, për sa kohë arrinë ai në atë pikë kjo nuk ka ndikim në aftësit e tij të më vonshme. Pra nëse fëmiu juaj 18 muajsh i thotë një ose dy fjalë krahasuar me moshatarin e tij i cili fletë një mori fjalësh, kjo nuk nënkupton që fëmiu yt nuk do të bëjë muhabet me ju më vonë.

”Zhvillimi fizikomotorike ka shumë pak të bëjë më potencialin e ardhshëm të fëmijës, kështu që unë i inkurajoj prindërit që mos të shqetësohen kur fëmijët e tyre zhvillohen më ngadalë apo pothuajse e prekin kufirin e normales kur është fjala tek zhillimi motorikofizik “ thotë Darshak Sanghavi pediatër dhe asistent professor pranë Universitetit Massachuesetts Medical School dhe autor i hartës për fëmijë : A Pediatricion’s Tour or the Body.

”Është joshëse të mendojmë se atë që fëmiu bënë kur është i vogël do ta kotrolloj fatin e tij, por nga përvoja e përditëshme e shoh se nuk është kështu . Nuk mund të paracaktojmë fatin e një fëmiu bazuar në atë se në cilin muaj ka filluar së ecuri ai “ thotë Sanghavi.

Duke u kënaqur me aftësit dhe truqet e tanishme të fëmijës tuaj mund t’iu ndihmojë të jeni i arsyeshëm dhe të mos brengoseni për të ardhmen.

“Është e vështirë kur e dëgjoj mbesën time 15 muajshe të thotë më shumë se vajza ime 2 vjeqare. Por më ndihmon kur fokusohem në gjërat e tjera të veqanta që i bënë vajza ime, si për shembull kur e kemi kohën e leximit ajo i bënë gati të gjitha dhe kjo më bënë shumë të lumtur “ thotë Kim Lybert.

Kur ne ia atribuojmë zhvillimin e fëmijës tonë aftësive tona prej prindi duhet kujtuar se kjo mund të na kthehet boomerang./mesazhi/S.Abazi/06/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti