Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Si të mbroheni nga vapa e madhe

Shmanguni diellit mes orës 10 dhe 17, mbajeni shtëpinë të freskët, hani ushqim të lehtë dhe pa shumë yndyra, pini sa më shumë ujë ose çaj dhe mos harroni t’i kontaktoni më shpesh më të dashurit tuaj.

Nëse është e mundur, dalja në diell duhet të shmanget në mes orës 10 dhe 17, veçanërisht për të sëmurët e zemrës dhe të sëmurët nga diabeti. Nëse daljen nuk mund ta shmangni, gjithsesi mbrojeni kokën me kapelë ose shami.

Mos harroni që gjatë ditës të konsumoni dy litra lëngje, ndërsa nëse keni angazhime më të mëdha fizike, edhe më shumë. Shmangni pijet me gaz dhe me sheqer dhe pini ujë apo çaj. Nga gjellërat rekomandohen supat dhe ushqimi i përgatitur në avull, por gjithsesi duhet të hani edhe fruta e perime të stinës. Shmangni ushqimin e skuqur dhe shumë të kriur.

Freskojeni shtëpinë tuaj – temperaturën e dhomës mbajeni nën 32 gradë celsius gjatë ditës dhe nën 24 gjatë natës, përdoreni ajrin më të ftohtë të natës, uleni sasinë e ajrit të nxehtë brenda shtëpisë, varni peshqirë të lagët, ndërsa kur e keni kondicionerin të ndezur, mbyllni dyert dhe dritaret.

Nëse në familje keni persona më të moshuar me të cilët nuk jetoni, gjithsesi duhet t’i kontaktoni më shpesh, ndërsa e njëjta gje vlen edhe për fqinjët dhe të afërmit tjerë më të moshuar.

Nëse merrni ndonjë lloj ilaçi, konsultohuni me mjekun se çfarë ndikimi mund të kenë ato ilaçe në termorregullimin dhe barazpeshën e lëngjeve në trup. 07/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti