Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Teknike e re per te diktuar crregullimet gjenetike

Shkencëtarët amerikanë kanë realizuar një teknikë që eventualisht mund të lejojë kontrollin e hollësishëm për mijëra çrregullime gjenetike, nëpërmjet një procedure që nuk është e dëmshme për fetusin.

Shkencëtarët në universitetin e uashingtonit thonë se kanë përdorur mostra gjaku nga gratë shtatzëna dhe pështymë nga burrat, për të përcaktuar përbërjen gjenetike të fëmijës së pa lindur.

Shkencëtarët e kryen studimin e tyre tek një grua që ishte vetëm 18 javë shtatzënë. Ata thonë se procedura mbart më pak rreziqe se procedurat e tjera gjenetike, të kryera duke marrë mostra nga fetusi ose nga placenta.

Dr. Piter ben, profesor i gjenetikës dhe biologjisë në universitetin e kënektikatit, tha se procedura është një hap i rëndësishëm përpara.

Megjithatë, dr. Ben tha se janë të nevojshme kërkime të mëtejshme për të përcaktuar se cilat mutacione gjenetike janë të rëndësishme.

Rezultatet e studimit u botuan në revistën “science translational medicine”. 06/2012

/komuniteti