Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Vajzat flasin më herët

Shumë nëna dhe baballarë presin me padurim ditën kur fëmija i tyre do të flasë...

Cdo fëmijë ka kapacitetin e tij të ndryshëm nga fëmijët e tjerë. Ndonjëherë edhe fëmijët e një familjeje kanë periudha të ndryshme të foluri. Vajzat zakonisht flasin më shpejt se djemtë por më e rëndësishme është qëndrueshmëria në zhvillimin gjuhësor.

Specialistët pohojnë se mbështetja e familjes ndikon pozitivisht në të folurin sa më të shpejtë të fëmijës. Fëmija mëson të flasë duke praktikuar gjërat e dëgjuara përreth.

Familjet mund të ndihmojnë fëmijët e tyre në këtë mënyrë: ndiqni mimikën e fëmijës ndërkohë që i këndoni këngë apo ninullë gjatë 6 muajve të parë. Flisni vazhdimisht me të gjatë ushqyerjes, banjës apo ndërrimit të pelenës. Luani me të duke forcuar kështu lidhjen mes jush. Nxiteni t’ju shikojë duke ia përmendur emrin. Përdorni shprehje pozitive përballë të gjithë zërave të nxjerrë nga ai. P.sh mund t’i thuhet “sa bukur qesh!”.

Gjatë periudhës 6-12 muajshe shpjegojani zërat. Përdorni të njëjtat shprehje për të cilësuar aktivitetet tuaja të përditshme. “Banja e Mirit”, “koha e gjumit”. Tregojini objektet dhe cilësojini ato në mënyrë natyrale. Luani lojërat me gisht, prezantojeni me librin.

Gjatë muajve 12-18 përdorni fjali të thjeshta dhe të shkurtra. Për të pasuruar fjalorin e fëmijës përdorni fjalët specifike në pyetje, si p.sh a do mollë apo banane? Mundësojini disa lodra me të cilat mund të luajë. P.sh një telefon lodër është mjeti më i mirë ku ai të imitojë fjalët.

Në moshën 18-24 muajshe tregojini aktivitetet e bëra dhe çfarë janë ato. Zhvilloni aktivitete të përbashkëta, në këtë mënyrë keni për ç’farë të flisni. Nxiteni të luajë me objekte të vërteta brenda lojës si p.sh të luajë një parti çaji duke përdorur ushqimet e vërteta. Flitini atij rreth të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes. Nëse fëmija juaj mund të nxjerrë një zë (si p.sh baa) mundohuni të fokusoheni tek objektet të cilat fillojnë me këtë rrokje si p.sh babi, banane, balli e të tjerë. Përdorni këto fjalë në fjali të thjeshta. 05/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti