Alisa Domar ka kryer një studim në të cilin ka zbuluar se femrat, që marrin pjesë në programin për zbutjen e stresit gjatë procesit të ndihmës për të mbetur shtatzënë, kanë 160 për qind më shumë gjasa që të mbesin me barrë sesa ato që me stresin janë përballur të vetme.
Këshilla e vjetër dhe e arsyeshme se për shtatzëni është e nevojshme relaksimi, me të vërtetë do të mund t’i ndihmojë disa femra që të mbesin shtatzënë, kanë bërë të ditur mjekët amerikanë. Me vite femrave që kanë probleme me mbetjen shtatzënë, miqtë dhe familjarët i kanë këshilluar që të relaksohen, propozim ky që shpesh ka shkaktuar veprim të kundërt dhe të cilin jo të gjithë gjinekologët dhe opstetikët e kanë pranuar si të rëndësishëm.
Mirëpo, studimi i prezantuar në takimin e shoqëri amerikane për mjekësi riprodhuese, tregon se ka diçka të vërtetë në këtë. Drejtoresha e klinikës për pjellori në Boston dhe profesoreshë në fakultetin e mjekësisë në Harvard,
Alisa Domar, ka kryer një studim në të cilin ka zbuluar se femrat që marrin pjesë në programin për zbutjen e stresit gjatë procesit të ndihmës për të mbetur shtatzënë, kanë 160 për qind më shumë gjasa që të mbesin me barrë, se sa ato ! që me stresin janë përballur të vetme. “Ekspertët për mjekësi riprodhuese gjatë kanë studiuar se çfarë ndikimi negativ mund të ketë stresi në pamundësinë për të mbetur shtatzënë”, ka thënë Domar.
“Studimi që e kemi bërë, ka treguar se programi për zbutjen e stresit, mund të përmirësoj shkallën e të mbeturit shtatzënë dhe suksesin e procesit të IVF-s”, ka shtuar Domar. Ajo dhe kolegët e saj kanë zbuluar se femrat, të cilat i janë nënshtruar programit për zbutjen e stresit, kanë pasur sukses për dy herë e gjysmë më shumë për të mbetur shtatzënë sesa ato që nuk e kanë kontrolluar stresin. 05/2012

