Koha më e mirë për të bërë këtë gjë është kur ai fle. (Do të dëshironit ti lini veglat e prerjes së thonjëve dhe në automjet për ti’a prerë thonjët gjersa ai fle në ulësen e tij për foshnje). Tjetër kohë ideale është pas larjes në banjo kur thonjët e tij janë më të butë.
Përkujdesuni që të keni mjaft dritë për të parë se çfarë bëni. Përdorni gërshërë të vogla për foshnje ose dana të vogla të prodhuara posaçërisht për këtë gjë. Tërhiqeni pjesën përfundi gishtit sa më larg majës së thonjëve që të mos ketë premje të lëkurës, dhe mbani të sigurt dorën e foshnjës suaj gjersa preni me veglat e juaja.
Preni thonjët e gishtave rreth e rrotull vijës së gishtit. Gjersa thonjët e këmbëve preni në vijë të drejtë. Pastaj përdorni limën për të lëmuar skajet e ashpra. Në të vërtetë nëqoftëse jeni të durueshëm dhe thonjët e foshnjës suaj nuk janë shumë të gjatë mund të shkurtoni të gjithë punën duke i shkurtuar me anë të lëmuarit me limë.
Në rast se vendosni ti preni thonjët e foshnjes suaj gjatë ditës , atëhere thirrni dikënd që të ju ndihmojë për ta mbajtur që të mos lëviz gjersa ju punoni . Ose merrni dikënd që ti’a tërheq vëmendjën për të ju lejuar që ti’a mbani dorën palëvizur .
Disa prindër i këpusin me dhëmbë thonjët e gishtërinjëve të foshnjave të tyre , por kjo ka rrezik që të infektojë çdo të prerë në gishtat e foshnjës si dhe infektimin e gojës së saj . Poashtu do ta keni vështirë të shihni se çfarë bëni , dhe do të vëreni se gishtat e tij janë të imët në krahasim me dhëmbët tuaj ! Por disa prindër ende e përdorin këtë metodë.