Gjëndrave të qumështit gjatë kohës së shtatzënisë
Në gjëndrat e qumështit ndodhin ndryshime, që i përgatisin ato për funksionin e ardhshëm në prodhimin e qumështit. Edhe gjatë shtatzënisë, nga thumbi i gjirit mund të shtrydhet kulloshtra. Kulloshtra përfaqëson në vetvetë një lëng me reaksion bazik që përmban proteinë, qeliza epiteliale dhe leukocite të mbushura me pika lipoide.
Në ditën e dytë ose të tretë të paslindjes, fillon dalja e qumështit. Zakonisht gjatë kësaj kohe gjendrat fryhen dhe bëhen më të ndjeshme. Kur këto fryhen dhe forcohen lehona ankohet për dhimbje në gjendrat e qumështit, që irradohen në regjionin aksilar ku nganjëherë preken nodula shumë të ndjeshme. Dalja e qumështit bëhet nën ndikimin e veprimeve të ndërlikuara reflektore dhe hormonale. Proçesi i formimit të qumështit, rregullohet nga sistemi nervor dhe hormoni laktogjen i hipofizës.
Gjatë aktit të të thithurit si pasojë e ngacmimit të elementeve nervore, në thumba lindin kontraksionet e mitrës. Kontraksionet reflektore të mitrës gjatë ushqyerjes me gji, jo rrallë ndihen nga lehona si kontraksione lindje.
Qumështi është një lëng i bardhë, që paraqet në vetvete emulsion pikash të vogla dhjami që gjenden në serum. Qumështi ka reaksion bazik, duke u zier nuk koagulohet. Përbërja e qumështit të gjirit përmban rreth 87-88% ujë, 1,5-2% proteina (kazeinë dhe albuminë), 3,5-4% dhjamra, 6,6-7. 5% sheqer dhe 0,18-0,2% kripëra.
Përse duhet të ushqehet fëmija me qumësht gjiri?
Qumështi i nënës përmban ushqimin më të zgjedhur për neonatin. Studimet e shumta tek neonatët, kanë konfirmuar epërsinë e atyre që ushqehem me gji ndaj atyre që ushqehen artificialisht.
Këto studime kanë evidentuar se qumështi i nënës:
• Përmban faktor mbrojtës kundër infeksioneve, mbi të gjitha është faktor mbrojtës i aparatit gastrointestinal.
• Është faktor mbrojtës në drejtim të alergjisë, kryesisht kur alergjia ekziston tek familjarët e fëmijës si nëna, babai apo tek afërmit e tjerë.
• Parandalon shëndoshjen që mund të vijë nga qumështi artificial, megjithëse mendohet që obeziviteti është sinjifikant dhe trashëgohet nga familjarët.
• Favorizon raportin ideal, të çiftit nënë-neonat.
Përveçse përbërjes të veçantë, qumështi i nënës është unik. Ai mbetet eskluzivisht për neonatin dhe modifikohet me kalimin e kohës, për të ndjekur etapat e ndryshme të jetës së fëmijës. Në njëfarë mënyre, qumështi i gjirit personalizohet për vetë fëmijën. Në orët e para, ai përmban mjaft proteina dhe antikorpe. Është mjaft i trashë dhe quhet kulloshtër. Në dy-tre ditët e mëpasme, ngjyra vjen duke u kthjelluar dhe kalon lehtësisht në rrugët e gjirit, më i pasur me sheqerna dhe yndyrna. Pra transformohet në një qumësht të plotë. Qumështi i nënës është më i tretshëm se qumështi artificial dhe shkakton më pak dhimbje barku tek neonati, sesa qumështi artificial. Ai nuk jep konstipacion (kapsllëk) dhe as diarre (jashtëqitje të ujshëm, të pa formuar).
Qumështi i nënës përbën modelin e referimit për të gjithë prodhimet artificiale, të cilët mundohen të jenë të ngjashëm sa më shumë të jetë e mundur. Por përsëri ato diferencohen nga qumshti i gjirit, pasi mbi të gjitha nuk janë në gjëndje të furnizojnë neonatin me antikorpe.
Është e referuar se qumështi i nënës jo vetën favorizon zhvillimin dhe mirëqënien e neonatit, por paraqet avantazh edhe për shëndetin e nënës. Qumështi i nënës ka edhe përfitime ekonomike dhe sociale.
Kur vjen qumështi i gjirit?
Ardhja e qumështit të gjirit është fenomen fiziologjik. Manifestohet përgjithësisht në 2-3 ditët e para deri 6-7 ditë pas lindjes. Vetëm në rastet e ralla nuk ndodh kështu.
Ardhja e gjirit varet nga thithja e fëmijës, pasi thithja stimulon ardhjen e tij që në orët e para pas lindjes. Në këto orë gjiri prodhon sasi të vogla qumështi, ndonjëherë vetëm pak pika dhe ngjyrë të verdhë, me konsistencë pak a shumë kremoze që është mjaft i rëndësishëm për fëmijët. Qumështi i parë quhet kulloshtër. Përmban antikorpe, qeliza imunitare dhe lëndë ushqyese me vlerë të madhe dhe paraqet ushqimin e parë të fëmijës pas lindjes. Sa më e fuqishme të jetë thithja, aq më fort stimulohet prodhimi i qumështit. Nuk duhet të ketë prokupim nëse në 2-3 ditët e parë të jetës neonati duket i uritur dhe mjaft i interesuar për gjirin. Ai e ndjek atë dhe e mban vazhdimisht në gojë deri sa e zë gjumi ose loz me thithkën e gjirit në vënd që ta thithë atë. Në ditët e para, fëmija nuk ka nevojë të ushqehet me sasi të madhe qumështi pasi i mjafton ajo sasi e vogël kolloshtre që del nga gjiri pas lindjes. Dëshira e neonatit është nevoja për të qënë i lidhur fizikisht me nënën. Shpeshtësia e lartë e ushqyerjes me gji edhe pse në pamje duket joefikatëse, do të jetë përgjegjëse për ardhjen e mëpasme të gjirit.
Si manifestohet ardhja e qumështit të gjirit?
Me ardhjen e qumështit nga brëndësia e gjëndrës së gjiri, provokohet zmadhim i gjoksit duke dhënë ndonjëherë të dridhura dhe temperaturë që shoqërohet me një ndjenjë shqetësimi. Një rrjet venoz me ngjyrë blu, bëhet më i dukshëm në lëkurën e gjoksit. Mund edhe të ndodhë, që ardhja e qumështit të shoqërohet me temperaturë. Vënia shpesh në gji të fëmijës në këtë periudhë, ndihmon për zbrazjen e gjirit duke i zhdukur fenomenet që u përmëndën më lart, bëhet më pak e bezdishme ardhja e qumëshit dhe përmirësohet ushqyerja me gji.
Ardhja dhe mbajtja e ardhjes së qumështit, është rezultat edhe i stimulimit që krijon thithja e thithkës nga ana e fëmijës që ndihmon për zvotimin (boshatisjen) e asinuseve glandular si pasojë, prodhimin e qumështit tjetër.
Pozicionet për ushqyerje
Për ta ushqyer fëmijën është e domosdoshme të zgjidhet një vënd i qetë dhe pozicion komod. Nëse gruaja ka zgjedhur që të qëndrojë ulur, duhet të kërkojë një mbështetje të mirë për shpinën, të rilashojë shpatullat, të vërë në këmbë një stol të vogël pasi ngritja e këmbëve do të ndihmojë të mbajë të qetë edhe abdomenin.
Pozicioni ulur është i vështirë si rezultat i epizorapisë ose edemave të organeve gjenitale që ndodhin direkt pas lindjes dhe ky pozicion është i vështirë edhe për dhënien e gjirit natën. Në këto raste përdoret pozicioni anësor i dhënies së gjirit, i cili është më e indikuar. Në rastet kur gruaja ka lindur me operacion cezarian, mbështeja e fëmijën mbi bark mund të jetë e dhimbshme ose në rastet kur fëmija ka krijuar të çara në thithkën e gjirit, atëherë lind nevoja e pozicioneve të ndryshme. Në këto raste këshillohet gruaja qëndron ulur, mban fëmijën në krah nga njëra anë në drejtim të gjirit që do t’i japë fëmijës. Fëmija vendoset mbi një jastek të vogël. Ky pozicion mund të jetë i adoptuar edhe në rastet e ushqyerjes njëkohësisht të dy binjakëve. Afrohet korrektësisht gjiri tek neonati në mënyrë që jo vetëm thithka, por dhe një pjesë e mirë e areolës së gjirit të hyjë në gojën e fëmijës. Për të lehtësuar këtë pozicion, fëmija duhet të jetë ngjitur me trupin e nënës. Koka duhet të jetë pak e ngritur në parakrahun e nënës. Kurrizi i fëmijës të jetë në të njëjtin aks me kokën e ngritur dhe dora rrotullon fëmijën në drejtim të barkut të nënës duke patur barkun e fëmijës kundrejt barkut të nënës dhe fytyrën e tij ekzaktësisht përballë thithkës. Duhet patur kujdes, që hunda të mos takojë me gjirin, pasi mund të vështërsoj deri dh eta bllokoj frymëmarrjen fëmijës.
Është e rëndësishme të theksohet se neonatët e përdorin thithkën e gjirit për t’u ankoruar në gji dhe nëpërmjet thithjes, qumshti del duke lagur areolën dhe buzën e fëmijës. Që fëmija të kapë thithkën e gjirit, afrohet trupi i tij me trupin e nënës duke shtrydhur disa pika nga thithka në buzë. Sapo hapet goja, lehtësisht lëvizet koka e fëmijës në drejtim të gjirit duke bërë të mundur kështu që ai të kapë jo vetëm thithkën por edhe pjesën më të madhe të areolës. Nëse gruaja ndjen nevojën për ta mbajtur gjirin, ajo vendos gishtat poshtë gjirit dhe gishtin e madh mbi thithkë. Fëmija mund të ushqehet duke i përdorur njëkohësisht të dy gjitë ose duke dhënë njërin gji në çdo pirje. Në këtë rast, vështërsia mund të jetë pasi gjiri i pa përdorur mund të fryhet shumë deri në pirjen pasardhëse.
Përdorimi i jastekut gjatë pirjes, mund të sjellë kushte mjaft të mira psiko-fizike për nënën gjatë ushqyerjes. Gjatë periudhës së lehonisë, përdorimi i jastekut ndihmon për të mbajtur në pozicion korrekt fëmijën gjatë ushqyerjes, duke lehtësuar ushqyerjen dhe duke lehtësuar krahun e nënës së re.
Kur duhet të ushqehet neonati?
I porsa linduri ndryshme nga prindërit, kërkon të ushqehet atëherë kur ai nga uri. Numri i ushqyerje varion nga 6-10 ushqyerje në ditë dhe kërkesa për qumësht ritet 10 gram për pirje në ditë për 10 ditët e parë të jetës.
Ushqyerja dhe pesha e neonatit
Nuk është e rëndësishme se sa here ushqehet fëmija, por ka rëndësi se sa ritet dhe shton në peshë ai. Fëmija duhet të shtojë afërsisht 150-200 gram në javë gjatë tremujorit të parë të jetës. Një neonat që ritet në këtë mënyrë, tregon se ecuria e tij është shumë e mirë. Prandaj nuk është e domosdoshme që të bëhet peshimi i dyfishtë në çdo ushqyerje, para dhe pas ushqimit. Shpesh ky veprim është motiv për ankthet e nënës të cilës i duket sikur fëmija nuk është mirë dhe kërkon të bëjë gjithmonë balancime ushqimore. Neonati duhet të peshohet çdo javë, gjithmonë në të njëjtat kushte. P.sh, në mëngjes, i pa veshur. Kështu mund të konfimohet shtesa e peshës. Ndodh që në javën e parë shpeshtësia e pirjeve ndryshon, pasi varet nga koha e adaptimit të neonatit dhe jetës ekstrauterine dhe nga metabolizmi i tij si dhe nga ardhja e gjirit. Ushqyerja me gji është e lirë ose sipas kërkesës që do të thotë, vëre në gji fëmijën sa herë që ai qan, por duke respektuar ritmet e gjumit. Me ardhjen e mirë të gjirit, frekuenca e ushqyerjeve arin 7-10 ushqyerje në 24 orë, me interval afërsisht 2-3 orë nga një pirje tek tjetra, ose me pushime pak më të gjata të cilat duhen bërë natën. Ushqyerja dhe kërkesa për gji, është fiziologjike. Por ajo lidhet e me familjen e cila bën jetë shoqërore me ritëm të caktuar. Nëse ndodh që fëmija e shkëmben ditën për natën, atëherë duhet të provohet për ta ngrejtur më shpesh ditën dhe mësuar të flejë natën. Është e këshillueshme që fëmija të flejë ditën në një ambjent të ndriçuar, duke e rezervuar errësirën dhe qetësinë për orët e natës. I lirë për t’u ushqyer me sasinë që do, do të fillojë ta zvoglojë vetë numrin e pirjeve duke zbritur në pesë ushqyerje deri rreth vitit të parë të jetës.
Zgjatja e pirjes
Në pjesën më të madhe vihet re që 5 minutat e para të thithjes së qumështit të gjirit, janë mjaft aktive. Ndërsa pjesa tjetër, pihet në 20 minutat e mëpasme. Është e këshillueshme që fëmija të mbahet 10-15 minuta dhe pastaj të lihet i lire, për ta ndërprerë ushqyerjen kur të dëshirojë.
Deri në ç’moshë zgjat pirja me gji?
Nuk duhet të ketë limit të fiksuar për periudhën e ushqyerjes me gji. Merren gjithmonë në konsidertë kushtet e nënës dhe fëmijës. Nëse të dy palët janë mirë, nuk ka motiv të ndërpritet ushqimi me gji. Kjo mund të ndodhë vetëm në ato raste, kur nëna paraqet problem të çdo lloj natyre organike ose psikologjike. Një rregull i mirë do të ishte vazhdimi i ushqyerjes deri në futjen e ushqimeve të ditës, që do të thotë deri në 6 muaj kur fillojnë të integrohen edhe ushqime të tjera midis ushqimit me gji. Duhet vazhduar ushqimi me gji njëkohësisht me futjen e ushqimeve të tjera edhe deri në moshën 1 vjeç, duke shprehur kështu një dëshirë të nënës por dhe sygjerim të Organizatës Botërore të Shëndetsisë, e cila referon për pozitivitete në drejtim të zhvillimit psikologjik të fëmijëve.
Dieta e nënës gjatë ushqyerjes me gji
Nevojat suplementare të nënës që ushqen me qumësht gjiri, gjithmonë varen nga sasia e qumështit që ajo prodhon. Prodhimi i qumështit është proçes i rëndësishëm ashtu si shtatzënia. Duhet të bëhet e njohur mënyra e ushqimit të grave në laktacion duke patur parasysh bilancin e rezervave të yndyrnave që ka krijuar nëna gjatë shtatzënisë. Gjatë periudhës së laktacionit është e rëndësishme marrja energjisë prej rreth 450-550 kkal suplementare në ditë. Përsa i përket ushqimeve, prodhimet e qumështit ritin mbi të gjitha nevojat për kalcium, proteinë dhe ujë. Nëse të tilla nevoja nuk vijnë nga ushqimet, kjo sigurisht do të vij nga organizmi i nënës.
Disa këshilla plus
Nëna duhet të formojë një raport kalorik i mjaftueshëm. Kjo do të thotë që të mos ndiqen dieta hipokalorike, me mendimin e rënies nga pesha e akumuluar gjatë shtatzënisë. Një ushqim i shëndetshëm me rritjen e domosdoshme energjitike, do të sjellë pa tjetër qumësht dhe do të ndihmojë për të ushqyer mirë fëmijën. Kjo do të ndihmojë gjithashtu për t’u futur gradualisht në rrugët e ardhjes së peshës para shtatzënisë.
Është e rëndësishme ngrënia e sasive të mjaftueshme mishi ose peshku, vezë, qumësht, djathra për të patur plotsimin e kërkesës së ritur për proteina me rreth plus 17 gram në ditë.
Në dietën e gruas me gji, është e rëndëndësishme të futet qumështi me derivatet të tij për të balancuar nevojën e ritur për kalcium, me rreth plus 40 mg në ditë duke parë nevojat e gruas që ushqen me gji.
Këshillohet ngrënia në mënyrë të ndryshme të ushqimeve të të gjitha grupeve si mish, peshk, vezë, drithra, zarzavate, mjaft jeshillëqe, shumë fruta për të balancuar nevojat për zing, jod, selenium, vitamina A të grupit B dhe C.
Është domosdoshmëri pirja e shumë lëngje, pasi ushqyerja me gji rrit nevojat për ujë me së paku 600-800 ml suplementar në ditë.
Duhen evituar ushqimet që i japin erë qumshtit dhe që mund ta largojnë fëmijën nga gjiri, siç janë hurdhrat, qepët, asparagu etj.
Duhen evituar pijet alkoolike sepse alkooli kalon në qumësht. Edhe vera dhe birra duhen evituar. Nuk është e vërtetë që pirja e birrës, favorizon prodhimin e qumshtit.
Duhen kufizuar kafeja, çaji dhe kakao si dhe të gjitha pijet me bazë kola pasi kanë efekte negative nervore.
Obst-Gyn Mimoza Keta
2010