javë pas jave
Pershendetje zonje,
Falemnderit per pyetjen tuaj.
Sa i perket prezences se glukozes ne urine, do ishte mire te perseritet analiza e urines, dhe te ipet urina e pare e mengjezit, vrushkulli i pare i urines te hidhet ne wc vrushkulli i dyte te hidhet ne goten sterile (por me sa e shikoj femiu 10 muajsh do urinoj ne qeskat speciale per urine), dhe kjo te sillet ne laborator.
Zakonisht prezenca e glukozes ne urine, flet per semundje te diabetit, por ka raste kur ekskretohet glukoza ne urine, nese permbajtja e ushqimit ka qene ne mase te madhe karbohidrate te teperta. Gjithsesi per te hequr dyshimin duhet te behet analiza e HBA1C (qe flet per gjendjen e glukozes per 3 muaj ne organizem), kjo behet ne gjak. Sa i perket aminoacideve,duhet ditur shifren sa ka prezente? apo ne cfare shifre jane?
Suksese, gjithe te mirat.
Pershendetje deshta te ju pyes ne lidhje me vajzen time qe e kam gati 10 Muajshe ikam bere te gjitha analizat te gjakut dhe urines,ne urin ka vajza sheqer edhe pak aminoacide. ne gjak e ka normal sheqerin shumher jakam perserit analizat glikemin e ka normal as mbi vlera as nen vlera por ne urin ka sheqer.mjeku me ka then se nuk esht gjendja dicka stresuese kam bere analiza te teperta porgjitha ika mir,edhe zhvillimin e ka mir,desha te marr mendimin tuaj nga se vjen ky problem terapi nuk kishte nevoj te pranoje asnjeher ne jete as te mbaje ndonje diete,mund te me tregoni nga se vjen,dhe a mund vetvetiu veshket te fillojn te absorbojn sheqerin dhe mos ta hedhin jasht ju faleminderit nese gjeni koh te me pergjigjeni