Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Analiza fish dhe pgd

Pershendetje dr! Ne kemi vendosur te bejme ivf, per shkak te spermes se dobet. Biologu na kerkoi te bejme analizen e fish dhe nga rezultati i saj, na thane qe eshte e nevojshme te bejne dhe pdg e embrioneve para transferit ne miter. Ne kemi rreth 3 vjet qe perpiqemi ne menyre natyrale per shtatzani duke shpresuar per permiresim te spermes nga kurat. Dhe eshte hera e pare qe do tendojme nepermjet ivf. Doja te dija a eshte vertet e nevojshme te behet pdg, pasi edhe kushton edhe na ka stresuar me shume por edhe nuk na jep njeri siguri qe femija, nese kemi fatin te behemi me te, te jete i shendetshem. Nga informacionet qe lexova ne internet, analizen e pdg e bejne ne rastet kur ka pas abort nga shtatzania e pare me ivf, per tu analizuar shkaqet. Ju lutem te me ndihmoni me nje mendim. Ju uroj pune te mbare!

Klea * (11 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

E dashur Klea,

Pike se pari ju kerkoj ndjese per pergjigjen me vonese.

Per te gjykuar me saktesi kerkesen qe keni ju drejt meje dhe biologu drejt jush me duhet informacion si:

1- Cfare kupton me 'kemi bere FISH'? Cfare FISH keni bere?

1- Cila eshte mosha juaj?

2- Nje analize te spermiogrames se partnerit te detajuar sic e keni realizuar ne laboratorin pergjegjes.

3- Arsyen perse ju ka kerkuar Biologu te kryeni PGD. Nderkohe qe kjo e fundit duhet te dale ne momentin kur une te kem informacionin qe po ju kerkoj me lart.

Nese deshironi te me shkruani ne privat nese nuk doni ti beni publike informacionin e mesiperm adresa e email eshte ne website.

Pres te me kontaktoni serish.

Me respect

Rigers Balla

Andia Hasani (10 vite më parë)
Fish sperma eshte analiza specifike per te pare materialin gjenetik te spermatozoidit.

/komuniteti