Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

A ka mundesi per mundesi te arrije shtatzani natyrale?

Doktor qe nga qershori i vitit te kaluar jam duke tentuar per shtatzani. Kam bere kontrolla ne shume mjek, te gjithe me kane thene se jam shume mire. Hormonet me kane dale mire ne perjashtim te tsh qe po mjekohem me letrox. Burri e beri spermogramen dhe i doli diagnoza oligoasthenospermia gravis. Konstatuan qe ka varicocel dhe u operua ne nentor. Pas 4 muaj qe e perseriti spermogramen i doli e njejta diagnoze dhe une ende nuk ngela shtatzene. Me diagnozen qe ka burri im sa jane shanset per nje shtatzani natyrale? Nese jo natyrale a mundet te behet insemimi artificial apo te shkojme me ivf? Ju faliminderit paraprakisht.

Tiara Drojan (11 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje Tiara,

Eshte mese e qarte arsyeja perse ju nuk mund te mbeteni shtatzene. Diagnoza e spermogrames tregon nje numer te ulet dhe nje levizshmeri te dobet te spermatozoideve. Kjo diagnose ka ardhur si pasoje e varicoceles. Varicocela nuk eshte ndonje problem madhor por qe ne rastin tuaj ka cuar ne ulje te numrin dhe levizshmerise se spermatozoideve. Zakonisht varicocela shfaqet midis moshes 15-25 vjecare. Sa me shpejt qe te diagnoztikohet aq me te pakta jane demet qe ajo shkakton. Ne mbi 50% te operacioneve, pacienteve i eshte rritur numri dhe levizshmeria e spermatozoideve. Ne rast se varicocela eshte diagnostikuar me vonese, ndonese realizohet operacion, demtimet qe ajo ka shkaktuar mund te mos jene te kthyeshme.

Gjithsesi per te gjykuar ne nje menyre me te sigurte per probabilitetit qe mund te keni per te mbetur shtatezene qofte ne menyre natyrale, qofte me ane te inseminimit intrauterine apo qofte edhe nese duhet patjeter te kryeni IVF kete me duhet shikoj analizat e spermiogrames.

Me respekt

Rigers Balla

Tiara Drojan (11 vite më parë)
Shume faliminderit.

/komuniteti