Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Analizat e spermes

Pershendetje i nderuari dr rigersi. Ka 3 jave qe te kam derguar rezultatin e spermogramit te burrit. Pas asaj analize burri ka bere edhe analizen e spermokultures, urines, gjakut dhe analizen hormonale. Ne analizen e spermokultures i ka rezultu qe ka enterobakter. Per momentin eshte duke perdorur antibiotik dhe spermotrend. Te lutem me trego me shume rreth ketij bakteri. A mund te shihen rezutate? A ka shprese per sherim? Ju faleminderit shume dhe ju pergezoje per punen qe beni !

Nela 1 (11 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Heren e kaluar te kam derguar nje email gjysem te shkruar mesa po kuptoj.

E kuptoj merzine dhe stresin qe mund tju kete shkaktuar. Ne radhe te pare duhet te jeni te qete sepse stresi nuk ndihmon ne situaten tuaj. E dyta. Bashkeshorti eshte duke u kuruar. Une nuk mendoj qe ky bakter mund te shkaktoje deme kaq te medha ne prodhimin e spermatozoideve dhe eshte bakter i sherueshem, megjithate duke qene se e keni nisur kuren cojeni deri ne fund dhe me pas beni nje kontroll per te pare nivelin e spermatozoideve. Te njejten gje duhet te beni edhe per kurimin me spermotrend. Ky i fundit duhet te jete kure relativisht e re komercialisht dhe rezultatet perfundimtare per mua do te jene te paparashikuara.

Le te shpresojme me te miren. Ne te kundert zgjidhja e vetme eshte fekondimi in vitro. Ne varesi te te ardhurave tuaja duhet te vendosni per kete sepse eshte procedure e shtrenjte. Une lidhur me IVF ju siguroj qe eshte absolutisht e sigurte per shendetin dhe duhet te merret seriozisht ne konsiderate me kusht moshen tuaj.

Rigersi

/komuniteti