Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Spermogrami

Doktor pershendet je un se pari ju falenderoj per pergjigje që mu ke pergjigj dje. Mua me ke pyt se sa vjeqare jam un jam 38 vjeqare deri deri shtat or shëndet i i'm ka qen keq kisha smundjen me mushkrit kisha do uj në vezor që mjekt e spitalit sistina të shkupit me than se ky uj ka ardh nga ftoh ja në mushkrit por gjat të rapid 8 muj ore un tani jam mir. Deshta tju pys se me kët analizat të burri a ndikon që skam mbet shtatzan. Konsistenca e lëngshme volumi 0.8ml koha e likvimit 35 minuta ngjyra e bardh gri ph 7.5 numri i sprematozoideve në ml 113.0 x10.6/m numri i pergjithshm i sprematozoideve 90.4 x10 6 reaksioni i aglutinimit negativ të levizshme 55% progressive (a)38% jo progresive (b) 17% te pa levizshme (c) 45% leukocide 8-10 baktere disa qeliza epiteliale 1-2 format normale 30% format anormale 70% doktor deshta me ju pyt se a ësht kjo normale dhe a munde me mbetem shtatzane me kët rezulltat.Doktor kisha pas dëshir të kuptoja se me këto rrezulltatet a mundem ta bej ivf dhe a mundem të mbes shtatzane që ësht mundesi a e fundit per mua per të ngel shtatzane harrova të tregoj që para një viti kam bër laparaskopin dhe kam hjek tuben djatht e tuben e majt me thoj doktoret që ësht e shëndosh.Un para se të perfundoj se ndoshta doktor po e teproj pak por po kam dëshir që ta dij a mundem të mbes shtatzane në menyr natyrale apo me bër ivf.Doktor un jetoj në kosov e a ka mundesi me dit qfar terapin me perdor burri per ty rrit volumi dhe sprematozoidet. Ju faleminderit per punen e pa lodhshme që po beni per ne ty dhe stafin e juaj. Gjitha të mirat sabina nga mitrovica

(10 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Sic ju keshillova heren e pare burri nuk duket te kete probleme me nivelin e spermatozoideve qofte persa i perket numerit qofte persa i perket levizshmerise dhe morfologjise se qelizave seksuale te spermatozoideve. Pra nese po flasim per nje kure te bashkeshortit nuk shikoj nevojshmeri. Sic e permenda gjithashtu edhe me perpara qe sasia eshte e ulet nuk besoj qe ka efekt ne mos mbetje shtatezanie. Volumi i ulet vjen si pasoje e mosfunskionimit te gjendrave sekretuese ndihmese sic eshte prostata etj. Por panvaresisht ndonje crregullimi te mundshem nuk ka shkaktuar ndonje pasoje ne karakteristikat e spermatozoideve.

Ndersa persa i perket shtatezanise, mosha juaj nuk eshte shume e favorshme dhe nuk e lehteson situaten. Aq me teper pastaj edhe bllokimi i njerit nga tubave. IVF nuk duhet te perjashtohet nga mundesi pasi koha ne dispozicionin tuaj per te tentuar zgjidhjet e tjera natyrale.

Perfundimi: ndiqeni situaten intensivisht deri sa te gjeni zgjidhjen. Bashkeshorti juaj nuk rezulton problematik dhe shkaktar infertiliteti.

Tentoni paraprakisht nje inseminim intrauterine duke stimuluar lehte vezoret. E fundit gjithmone duhet te mbetet IVF por te pakten brenda 1 viti sepse mosha juaj eshte ne disfavor tuajin ne kete rast.

Rigersi

/komuniteti