Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Rreth barerave

Përshëndetje dr ju uroj të jeni mir. Dr deshta tju pys diqka rreth barnave të burrit, dje burri ishte të urology, doktori i tha që veshket ;forme dhe madhsi normale,parenkima e rujtur. Vezika urinare;e mbushur,muri leht i trashur.Prostata homogjene dhe i pergjigjëjen moshes. Numri i spermazoideve=113,o mil në 1 ml sp. Të levizshme=55% të pa levizshme 45% forms normale=30% dhe anormale=70%. Dg:oligoasthenozoospremia.Itu in obs. Doktor ja dha disa barna mi perdor me trego se per qfar jan këto barna që i perdor burri dhe a ësht gjendja e mir a mundem të ngeli shtatzane me kët gjendje. Th: seff.Tbl.2x1,7dit Spasmodil tbl.3x1,s.N. Në dhimbje.. Bioarginina 2x1,një muaj Megavir 2x1,një muaj Doktor deshta të ju pys që a duhet të kemi mardhenje me burrin që po i perdor këto barna edhe a mu mbrojt që sperma të mos kaloj në vagin. Doktor un kët muaj kam perdor clomid isha të dr me tha që 3 qeliza vez kan shperthyer un jam 38 vjeqare kam vetm një tub kemi 10 vite martes mi shqaro të gjitha, ndoshta e keni kuptuar mir pytjen time. Doktor ju faleminderit per punen e palodhshme që po beni per ne. Të gjitha mirat

Sabina Berisha (10 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Nuk shikoj me keto rezultate qe bashkeshorti juaj te paraqes probleme infertiliteti. Ilacet qe keni permenduar jane thjesht nje nxitje per nje stimulim prodhimtarie me te mire gametesh mashkullore.

Eshte mosha e juaj bashke me problemin tubar te cilat shkaktojne veshtiresi ne shtatezani.

Mendoj qe duhet te konsultoheni me nje mjek gjenekolog i specializuar ne infertilitet per te ndjekur ciklin tuaj dhe per te pare kur eshte momenti i pershtatshem per ju per te kryer marredhenie. Ilacet nuk ju pengojne fare per te kryer marredhenie. Vazhdoni marredhenien ne menyre te rregullt ne baze te ciklit menstrual.

Per cdo gje tjeter mos hezitoni te me kontaktoni.

Rigersi

/komuniteti