Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

A mund te mbes shtatzene me keto rezultate?

Pershendetje doktor Sasia: 4ml ph:7.5 nr i spermatozoideve per ml: 48miljon nr total i spermatozoideve:132miljon motilitet shum i mire prog: 20% mot i mesem prog: 10% mot i dobet prog : 18% spermatozoide pa aktivitet : 62% morfologjia:56% normal. A mund te mbes shtatzane me keto rezultate?

Ambra Ambra (10 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Me duken pak te ekzagjeruara disa nga statistikat e rezultateve. P.sh. Me nje levizshmeri totale prej me pak se 40% eshte e pamundur qe morfologjia te jete 56% normal sepse nje spermatozoid i palevizshem 99% ka morfologji anormale.

Megjithate edhe nese parametrat e perqendrimit si dhe numrit total per ejakulat jane ne nivele shume te mira, ajo qe nuk me pelqen shume eshte perqendrimi i spermatozoideve te palevizshem. Marrja e materialit eshte bere ne laborator apo ne shtepi? Bashkeshorti ka ndonje indikacion infeksioni te rrugeve uro-gjenitale?

Beni edhe nje analize te vitalitetit te spermes per te qartesuar nese te palevizshmit jane jetik apo te vdekur.

Per tju kthyer pyetjes suaj origjinale nese mund te mbesni shtatezene apo jo eshte paksa e veshtire per te dhene nje pergjigje ekzakte me vetem te dhenat qe me keni derguar.

Nese kerkoni serish informacion mos hezitoni te me kontaktoni.

Me respekt

Rigers Balla

/komuniteti