Analiza e burrit
Meliza Brajshori
(10 vite më parë)
Pershendetje,
Me duhet tju informoj qe parametrat e spermogramit te bashkeshortit tuaj jane teper te dobeta.
Eshte e pamundur te jap nje diagnoze me vetem keto analiza.
Nje shkak i mundshem mund te jete edhe prezenca e leukociteve e cila indikon nje infeksion uro-gjenital. Per te mos lene menjane edhe prezencen e qelizave spermatozoide te pamaturuara ose te padiferencuara te cilat mund te ngjasojne se tepermi me qeliza te rrumbullaketa leukocite. Prezenca e spermatozoideve te pamaturuar eshte pastaj problem me vete.
Persa i perket zgjidhjes dhe mundesive qe keni me keto parametra eshte vetem fekondimi artificial ose In Vitro sic quhet ne anglisht. Per cdo detaj mbi te mos hezitoni te me kontaktoni.
Me respekt
Rigersi
Analiza e burrit nje sqarim nga ti : Abstenimi 3 ,konsistenca e lengshme , volumi 3.8 ml, ngjyra - e bardhe gri , ph 7.6, nr i spermatozoideve ne ml 1.6 ,nr i pergjitheshem i spermatozoideve 6.08 , reaksioni i aglutinimit negativ. Te levizeshem 6% Progresive 2% Jo progresive 4% Te pa leviseshem 94% Leukocite 15-20 Baktere mjafte Qeliza epiteliale 1-2 Spermocitogrami: Format normale 2% Format anormale 98% Te lutem nje sqarim qa eshte pasi kemi 4 vite pa femije