Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Spermogrami

Pershendetje ky eshte rezultati spermogramit {progresive 6-7% t}{te mnesme 10% }{te palevizshme 62%}{ pak te levizshme 21%}[levizshmeria38%]numri i spermatozoideve 18 milion likifikimi 50 min volumeni 2.0ml forma normale 8% forma abnormale 92% Moshs ime eshte 20 vjeqe ndersa buri 23 arsye pse e kemi bere spermogramin eshte nga kurrshtja pse spo ngelem une shtatzënë sepse unr ksm bere papa test dhe me ka dal gjdo gje ne regull.qe re mbetem shtatzen tentoj qe nje vit e gjysmë. Spermogramin kemi bere nje here ne biolab zafi peje, ne spermogram i ka dal kjo semundja oligoasthenozoospermia dhe i ka japur me pi spermotrend dhe voltfast

Tina Tinush (9 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Oligoasthenozospermia nuk eshte semundje por ashtu shprehet gjendja e te gjithe parametrave te spermogrames ne total.

Per te gjykuar me saktesi situaten e para duhet te beni perseritje te spermogrames me nje muaj hapesire kohore ndermjet tyre. Nje arsye madhore e gjendjes se bashkeshortit tuaj mund te jene infeksionet urogjenitale. Nuk di nese bashkeshorti ka ndonje problem te ketille. Arsye tjeter e cila duhet te kontrollohet eshte edhe varikocela. A ka kryer bashkeshorti ndonje eco dopler? Varikocela eshte nje shkaktar i uljes se nivelit te spermes. Gjithashtu duhet te beni nje analize te vitalitetit te spermes per te para nese qelizat e spermatozoideve te palevizshem jane jetik apo jo.

Ne te kundert, duke qene se nuk me jeni drejtuar me nje pyetje, nese kerkoni nje zgjidhje te shpejte, mund te jete edhe inseminimi intrauterine. Kuptohet duhet percaktuar nje diagnoze paraprake sepse mund te mos rezultat ky trajnim. Mbas analizave te lart permendura me kontaktoni serish per te pare rezultatet dhe per tju dhene nje zgjidhje sa me optimale.

Me respekt

Rigersi

/komuniteti