Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Rezultatet e spermogramit

Pershendetje doktor qe 8 muaj jam duke tentuar per shtazani burri beri analizen dhe rezultoj ne keto rezultate.:konsistenca e lehte viskoze.volumi 4.0, ngjyra e bardh gri, PH 7.4, nr i spermatozoideve ne ml.22.0, nr i pergjithshem 88.0 reaksioni iaglutinimit Negativ, te levizshme 24%, progresive15% jo progresive 9% te pa levizshme 76% leukocite1-2 format normale10% format anormale90% te lutem Doktor me trgo me kete rezultat a mundem te Mbes shtatzan dhe qfare me Rekomandoni ? Ju falenderoj shume

Dona Dona (9 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

I vetmi parameter i ulet i spermogrames se bashkeshortit eshte levizshmeria e cila eshte nen norme. Ky eshte nje parameter i cili mund te jete fare mire shkaktar infertiliteti.

E para do te me nisesh se ne cilen pjese te spermatozoidit verehen me shume anomali. Laboratori tek i cili keni kryer analizen e spermogrames ju ka dhene nje rezultat te formes normale dhe asaj jonormale. Ne perqindjen e formes anormale, cila forme morfologjike ka difektet me te shpeshta ose ky anomalitet ne cilen pjese te spermatozoidit verehet me teper.

E dyta do te perserisni serish spermogramen me hapesire kohore midis dy spermogrameve prej 1 muaji. Ne perseritjen e spermogrames do te kerkoni te beni eshte testin e vitalitetit te spermes nese analiza e spermogrames ne perseritjen e saj rezulton te kete mbi 50% te palevizshem. Gjithashtu ne perfundim eshte mire te cilesohen perkatesisht ne % anomalite e vezhguara.

Realizoni njehere keto analiza te mesiperme dhe pastaj lidhemi serish.

Me respekt

Rigersi

/komuniteti