Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Inseminim intrauterine (iui)

Pershendet i nderuar doktor, te falenderoj nga zemer per pergjigjet e tua, deshta te ju pyes rreth metodes inseminim intrauterine (iui). A mund te me spjegoni si behet ? Si shkon ecurija e kesaj metode. Te faleminderit shume

Dona Dona (9 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Inseminimi Intra Uterine eshte nje nga metodat e riprodhimit te asistuar e perdorur ne front te pare ne ndihme te nje infertiliteti i cili ka si shkak disa faktore te caktuar. Tek keto faktore permendim ne renditje shpeshtie duke nisur nga me i shpeshti: reduktim te perqendrimit dhe numrit te spermatozoideve ne ejakulat

Ulje ne levizshmeri te spermatozoideve.

Faktore cervikale ku bejne pjese qofte antitrupa prezente ne qafen e uterusit si dhe ngushtim i qafes se uterusit.

Infertilitet i panjohur ku qe te dy partneret rezultojne me probleme riprodhuese.

IUI ka si synim pregatitjen e spermes me ane te teknikave te ndryshme te perzgjedhura nga klinikat perkatese per permiresimin e cilesive te spermatozoideve sic jane levizshmeria, pastrimi nga papasterti te materialit si dhe rritje te perqendrimit bazuar ne ulje te sasise se materialit perfundimtar.

Ky material perfundimtar merrem me ane te nje tubi te holle te gjate (kateter) dhe duke kaluar nepermjet kavitetit uterine vendoset ne uterus.

Te gjitha keto behen ne bashkepunim me mjekun gjinekolog ku ai perkatesisht zgjedh kohen e pershtatshme per te kryer IUI.

Kjo teknike gjithashtu mund te implikohet edhe bashkangjitur nje stimulimi te lehte ovarian nese cikli menstrual nuk eshte i rregullt dhe nese preferohet nga klinika te rriten shanset per nje shtatezani duke stimuluar lehtesisht vezoret per te perfituar 2-3 folikuj te maturuar.

Besoj qe gjithe kjo ju mjafton si sqarim. Mgjth per cdo detaj tjeter qe keni nevoje ju mirepres.

Me respekt

Rigersi

/komuniteti