Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Te dhena mbi varikocelen

Pershendetje doktor! Ju kam shkruar dhe me pare ne lidhje mbi varikocelen. Doja te dija nese ka rezultat nqs behet nderhyrja kirurgjikale per nje shtatezani natyrale? Tani spermograma ka treguar qe parametrat e spermes jane shume te ulet, theksoj qe nderhyrja nuk eshte bere ende. doja te dija gjithashtu nese eshte nderhyrje e veshtire dhe sa mund te kushtoj? ju lutem me ktheni nje pergjigje. faleminderit!

Dori Dori (9 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Une ne emailet e meparshem ju kam sqaruar mbi permiresimet qe jep nderhyrja e varikoceles megjithate po bej nje permbledhje tjeter.

Nderhyrja e varikoceles nuk parashikon dot si do te permiresohen parametrat e spermes. Gjithcka varet ne nivelin e demtimit qe varikocela ka shkaktuar. E thene ndryshe cfare grade varikocele eshte dhe sa kohe eshte lene e patrajtuar.

Duke qene se prezenca e varikoceles demton qelizat baze te prodhimit te spermatozoideve, sa me pak te demtuara te jene keto qeliza aq me e lehte eshte per tu rikthyer ne norme parametrat e spermes. Nderkohe qe pikerisht ky demtim eshte e pamundur te percaktohet, varikocela keshillohet te kryhet nga te gjithe ata individe te cilet jane duke tentuar per nje shtatezani dhe qe jane ne nje moshe per nje shtatezani te mundshme te bashkeshortes. Persa i perket nderhyrjes pastaj eshte urologu ai i cili merret me kete pjese. Di qe nuk eshte nderhyerje e madhe. Pagesat se kam absolutisht idene sesi jane.

Shpresoj tju kem qartesuar disi mgjth per cdo pyetje tjeter me shkruani serish.

Me respekt

Rigersi

/komuniteti