Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Rezultati i spermogramit

Pershendetje i nderuar doktor.Burri im para 3 muaj beri spermogramin dhe pati kete rezultat:konsistenca e lehte viskoze.volumi 4.0, ngjyra e bardh gri, PH 7.4, nr i spermatozoideve ne ml.22.0, nr i pergjithshem 88.0 reaksioni iaglutinimit Negativ, te levizshme 24%, progresive15% jo progresive 9% te pa levizshme 76% leukocite1-2 format normale10% format anormale90%.Ka përdorur orthomol tab.tre muaj dhe beri prap analizen e cila ka kete rezultat:konsistenca e lengshme, volumi 3.1 koha e likvidimit 35 min. ngjyra e bardhe gri, PH 7.6, nr. i spermatozoideve ne ml.65.1 , nr i pergjithshem i spermatozoideve 201.8, reaksioni i aglutinimit negativ , te levishmem 45% progresive 28%, jo progresive 18% te pa levishme 55% leukocite 2-3 baktere disa. Spermocitogrami: format normale 20% anormale 80%. Doktor te lutem me trego se a eshte rezultati i mir dhe a ka nevoje per ndonje medikament shtese . Te falenderoj shumee

Dona Dona (10 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Vlerat e paraqitura qofte keto te fundit qofte ato perpara 3 muajsh nuk tregojne indikacion inferiliteti.

Cila ka qene arsyeja qe bashkeshorti ka bere analizen e spermogrames?

Spermograma e fundit ka permiresime shume te mira ndonese analiza e pare tregon gjithashtu vlera brenda normave. Disa nga vlerat e analizes se pare jane te dobeta krahasuar me analizen perseritese, besoj mund te jene si shkak marrja e materialit, nese bashkeshorti konsumon alkol ne menyre te rregullt, dhe duhan, edhe keto jane faktore ndikues. Une i konsideroj brenda normave qe te dy analizat.

Nese keni kohe qe tentoni per nje shtatezani atehere me kontaktoni serish qe te thellohemi dhe te zbulojme shkakun dhe origjinen e veshtiresise per nje shtatezani.

Me respekt

Rigersi

/komuniteti