Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Infertiliteti mashkullor

Pershendetje doktor! Ne dy ekzaminime te perseritura te spermogrames perfundimi ishte : oligoastenospermi e rende, nr i spermatozoideve 0,4 million/ml, levizshmeria 50% dhe levizshmeria e shpejte progresive 25%, viskoziteti normal, volumi 3 ml, mosha e bashkeshortit eshte 37 vjec, duhan pires prej 10 vitesh. Ekzaminimi ekografik i testeve kishte kete perfundim: varikocele bilaterale Sinister( vena te plexit pampiniform deri 3,3 mm gjate VAlsaves) Dexter(vena te plexit pampiniform deri 2.5 mm) kist epididimal dexter deri 5.5 mm . Pyetja ime eshte: A ka mundesi qe varikocela te jape keto vlera kaq te uleta te numrit te spermatozoideve, dhe nese trajtimi varikoceles do rikthente vlerat normale( ose te pakten nje rritje te ketyre nr) Faleminderit?

Bruna Hysa (9 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Te falenderoj qe ndan me mua dhe gjithe lexuesit e tjere pyetjet e problemeve tuaja.

Nuk e di nese ke nevoje shkurtimisht per detaje te varikoceles apo thjesht kerkon pergjigjen e pyetjes se drejtuar por une po vazhdoj me ate cka ju me keni kerkuar.

Varikocela, sidomos rasti i bashkeshortit tuaj, e gjetur ne te dy testikujt eshte relativisht e radhe krahasuar me cfare hasim ne menyre te shpeshte vetem te krahut te majte te testeve. Normalisht edhe nje varikocele e vetem njerit krah, pra ate te majte shkakton demtime te cilat mund te cojne ne nivele te ulta sikurse eshte rasti i bashkeshortit tuaj. Une do tju keshilloja te beni edhe nje kontroll tek nje urolog i dyte per te verifikuar rezultatet e varikoceles.

Persa i perket pastaj rikuperimit kete nuk mund ta parashikojme dot sepse varet nga demtimet qe ka shkatuar kjo varikocele gje te cilen te njejten kohe e kemi te pamundur ta diagnostikojme. Mund tju them qe pjesa me e madhe e pacienteve qe kryejne interventeve te varikoceles kthehen ne funksionalitet normal te testeve dhe njekohesisht te spermatogenezes ose prodhimit te qelizave spermatozoide. Ne realitet kjo nderhyerje i keshillohet te gjithe atyre pacienteve te cilet jane ne moshe riprodhuese dhe qe jane duke tentuar ose planifikojne te tentojne nje shtatezani ne te ardhmen. Pra realisht nese ju jeni duke tentuar ose planifikoni te tentoni per nje shtatezani, interventi eshte e vetmja rrugezgjidhje primare ku shpresa per rikuperim eshte e madhe duke shpresuar ne te njejten kohe qe demtimet qe ka shkaktuar kjo varikocele te jene sa me te vogla per te pasur permiresim sa me maksimal. Koha e rikuperimit varijon nga 6 muaj deri ne 2 vjet.

Nese kerkoni informacion shtese mos hezito te me kontaktosh serish.

Me respekt

Rigers Balla

Bruna Hysa (9 vite më parë)
Dr Rigersi ju falenderoj per pergjigjen Me siper une nuk sqarova qe pergjigjet e kontrollit hormonal te bashkeshortit jane brenda vlerave normale, une dhe bashkeshorti kemi provuar per nje shtatezani pa rezultat per 15 muajsh. A eshte e mundur qe ky nr kaq i ulet spermatozoidesh te mund te rritet ne vlera te tilla qe te mund te rezultojne ne nje shtatezani natyrale pas nderhyrjes per trajtimin e varikoceles apo eshte momenti per ne te mendojme per alternativat e tjera si IVF si te vetmen mundesi per nje shtatezani?

/komuniteti