Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

A ka nevoje edhe bashkeshorti per analiza gjate tentimit per shtatzeni?

Pershendetje dr. Ka tre muaj qe tentojm per shtatzeni kam qene te gjinekoligia me ka thene qe jam shume mire nga ana gjinekologjike. Deshta te di a duhet burri te bej ndonje analize apo te mos shkojm te mjeku per ekzaminime deri sa ti bejme nje vit tentim shtatzenie kuptohet nese nuk ndodh shtatzenia deri ateher? Ju pershendes

(10 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Ne protokollet e ndryshem ne bote kryesisht pacienteve i sygjerohet ti drejtohen mjekut qofte gjenekologut, qofte edhe andrologut mbas 12 muaj tentativash ne rastet kur bashkeshortja eshte deri ne 35 vjec. Mbi kete moshe, sa me shpejt te kontaktosh mjekun me mire eshte. Njekohesisht duhet te them qe asgje nuk mund te te ndaloje te takosh mjekun ne cfare do lloj kohe te kete deshire paciente. Afati kohor i keshilluar, me teper merret si kohe maksimale.

Duke qene se ju keni bere konsulte me gjinekologun, pse jo te mos beni edhe nje analize spermograme te bashkeshortit per te perjashtuar 1 problem te mundur dhe mbi te gjitha 1 qetesi mendore.

Cfare moshe keni ju??

A keni proceduar sipas rregullave kohore lidhur me maredhenien seksuale?

A ka ndonje dyshim bashkeshorti per tju drejtuar andrologut apo per te bere thjesht nje analize?

Nese ju nevojitet ndonje informacion tjeter mirepres pyetjet tuaj. Nderkohe qe pyetjet e mesiperme nese nuk i keni te qarta pergjigjet qe duhet te merrni mbi to, ju lutem pergjigjuni dhe ju keshilloj me saktesi si duhet te veproni.

Faleminderit

Rigers Balla

(10 vite më parë)
Jam 24 vjecare jo veten deshta thjeshte te di qe a duhet patjeter bashkeshorti te bej analiz faleminderit

/komuniteti