javë pas jave
Pershendetje,
Kuptohet qe me siguri absolute nuk mund tju drejtohem dot as une dhe as dikush tjeter. Faktet e rasteve qe kemi pare dhe kemi lexuar ne revista shkencore tregojne qe mbas nderhyrjes te varikoceles nivelet e spermatozoideve rriten ndjeshem. Shtatezanite ne raste te tilla permenden gjithmone pra eshte e mundur. Gjithcka varet nga rikuperimi mbas nderhyrjes gje te cilen, mos gaboj, e kam permendur dhe shpjeguar ne emailin paraprak.
Persa i perket pastaj clomidit gjithcka varet ne baze te te dhenave te pacientit. Me vetem nje analize testosteroni te kryer, eshte pak e veshtire te gjykosh gjendjen e prodhimtarise se testosteronit. E para sepse ne gjithmone ne analiza normale te matjes se testosteronit masim mesatarisht nivelet dhe e dyta nje analize me nje rezultat dyshues duhet patjeter te riperseritet.
Megjithate nuk mund te gjykoj dot mjekun i cili e ka dhene kete recete.
Nese deshironi me teper informacion te lutem me dergo te dhena te analizes, diten dhe oren kur eshte bere si dhe cdo informacion tjeter shtese mbi kete.
Me respekt
Rigersi
Dr Rigersi ju falenderoj per pergjigjen e pyetjes time te meparshmeMe siper une nuk sqarova qe pergjigjet e kontrollit hormonal te bashkeshortit jane brenda vlerave normale,pervec testosteronit qe ishte afer kufirit te poshtem te vlerave normale, por gjithsesi brenda normave une dhe bashkeshorti kemi provuar per nje shtatezani pa rezultat per 15 muajsh. A eshte e mundur qe ky nr kaq i ulet spermatozoidesh te mund te rritet ne vlera te tilla qe te mund te rezultojne ne nje shtatezani natyrale pas nderhyrjes per trajtimin e varikoceles apo eshte momenti per ne te mendojme per alternativat e tjera si IVF si te vetmen mundesi per nje shtatezani? Gjithashtu mjeku vendosi te jepte Clomid per te stimuluar prodhimin e testosteronit. Eshte i nevojshem trajtimi me clomid dhe pse te gjitha ishin brenda normales? Faleminderiit