Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Rreth analizes se bashkeshortit tim

doktorr desha nje ndihm nga ana juaj nese eshte e mundur jemi nje qift nga prishtina un 24 vjeqe burri 28 po tash edhe nje koh provojm per shtahzani po pa suske tash se fundmi i kemi ber analizat ka dal se burri i ka disa probleme ktu mjeket ne kosov pa hezitim na thojn me ber ivf po deshem te dim a kdonje mundesi tjetr per sherim nese mundesh me i lexu analizat e burri e me pa mos kan ndenje mundesi per rritje te nr te spermatozoideve edhe levizshmerin e tyre abstenim 2dite konsistenca e lengshme volumi 4.0 ml>2.7 koha e likvimit 35min ngjyra e bardh gri ph 7.5 nr i spermatozoideve ne ml 1.2 x10/6 nr i pergjithshem i spermatozoideve 4.8 10x/6 reaksioni i aglutimit negativ levizshmeria te levizshme 18 te pa levizshme 82 nese mundeni mem tregu a mundet me pas naj sherim a qka me perdor diqka per me rrit nr flm shum

Megi H (10 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Me vjen keq per rezultatin e spermogrames por njekohesisht me vjen mire qe keni marre iniciative per ta zgjidhur problemin qe keni.

Per tju informuar me teper dhe me sakte mbi rrugezgjidhjet qe keni me duhet fillimisht te konfirmoj disa te dhena dhe tju pyes mbi disa te tjera te cilat jane teper te domosdoshme.

E para qe une dua te theksoj eshte qe saktesia e analizes te jete sa me e larte, duhen patjeter 2 spermograma ne nje hapesire kohe midis njera tjetres me 1 muaj. Mund te ndodhe qe analiza e pare rezulton mjaft e dobet per shkak te nje gjendje virale qe fare lehte kompromenton rezultatin e spermogrames.

E dyta qe une dua te ndalem eshte diagnoza. Nese themi qe bashkeshorti juaj ka kete spermograme diagnoza vendoset oligoasthenospermi. Atehere ngrihen pyetjet!!!. Nga ka ardhur kjo gjendje? Cila eshte arsyeja e kesaj spermograme me keto parametra?? Mos harro qe ketu nuk mund te perjashtohet pamundesia e venies se diagnozes raste te cilat jane realisht te shumte dhe konsiderohen idiopatike ose raste ku pacienti ne anamnezi nuk rikujton asnje shkak te mundur fajtor per kete diagnoze. Nese doni te zbuloni me teper mbi kete atehere jeni te mirepritur te me shkruani serish dhe te fillojme te germojme se ku mund te jete problemi.

Njekoheshit duhet te beni nje eko te testikujve per te perjashtuar prezencen e nje varikocele te mundshme e cila fare lehte do te shkaktonte nje gjendje te tille por besoj se mjeku qe ka keshilluar spermogramen mund ta kete perjashtuar si diagnoze. Une gjithsesi po jua permend per tu siguruar qe e keni menjanuar si problem.

Tjetra qe duhet perjashtuar jane crregullimet hormonale. Fakti qe bashkeshorti eshte ne nje moshe relativisht te re per te pasur probleme infertiliteti te ketij niveli te ben te dyshosh qe mund te jete edhe ky shkaku.

Ju jeni duke me kerkuar nje menyre per te permiresuar situaten. Pa percaktuar te lartpermendurat apo pa vendosur nje diagnoze ose shkakun e kesaj gjendjeje eshte e pamundur ti japim nje drejtim dhe zgjidhje situates.

Une mbetem i gatshem per te diskutuar me gjere mbi kete problem dhe per tju keshilluar per zgjedhjen me te mire te mundshme tuajen, keshtu qe mirepres cdo pyetje tuajen dhe do tju pergjigjen ne menyren sa me te shpejte te mundshme. Njekohesisht pyetjet qe kam ngritur me lart ju kerkoj te me ktheni nje pergjigje mbi to.

Me respekt

Rigers Balla

Megi H (10 vite më parë)
doktorr burrit i ka dalur prolaktina e ngritne po thuajse dyfishi a osht e mundur qe edhe ajo ndikon ne nr e vogel te spermatozoideve dhe ne shpejtesi
Megi H (10 vite më parë)
po thuj se po kalon nje muaj dhe prap tash kemi me perserit analizen e spermogramit dhe ti dergoj prap te dhenat nga spermogrami ne vijum sa i perket pytjes te dyt nuk e di edhe ne biseden me burrin nuk e man mend qe ka pas shkoka me ardh tek kjo gjendje vetem nese ndikon stresi apo pesha e rand ne kto desha te di a ka sherim kjo a mundem me ngel shtazan apo duhet vet me ivf siq po rekomandojn mjeket ne kosov

/komuniteti