Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Reth analizave te spermogramit

Pershendetje i nderuar dr. Rigers balla , Kam 3 muaj martes dhe kemi vendosur per nje femije nese do zoti. Para se te fillojme per te provuar qe te ngelem shtatzene filluam me analiza thjesht per te qen te sigurt dhe te shiqojme nese jemi ne rregull. Une jam 25 vjeqe ndersa burri 31. Se pari beme spermogramen e burrit dhe deshem te ndajme me ju dhe njekohesishte ta marim mendimin tuaj reth ketyre analizave se a jane mire apo jo. Abstenimi seksual: 3.5dite vellimi: 2.0ml era: karakteristike ph: 7.7 viskoziteti: normal likvefakcioni: 16min numri i spermatozoideve: 100milion nga vlera referente >40milion spermatozoid te levizshem progresiv: 60% spermatozoid pak te levizshem: 20% spermatozoid te pa levizshem: 20% forma normale: 85% forma patologjike: 15% leukocite: 4-6 nese keni mundesi te me ndihmoni me mendimin tuaj reth ketyre analizave se a jane mire apo jo do te isha me shume se mirenjohese faleminderit

Semi Pasha (6 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Une ju jam kthyer pergjigje ne email e pare qe me keni derguar. Nuk e di ne ju ka ardhur pergjigja apo jo. Gjithsesi nuj e kam fare problem tju shkruaj serish.

Atehere, analiza e spermogrames me te gjithe parametrat e listuar eshte teper normale. Me keto parametra bashkeshorti juaj konsiderohet fertil. Une ju keshilloj qe te beni nje konsulte me gjenekologun per te eleminuar shkaqe madhore te inferilitetit nderkohe qe vazhdoni te tentoni. Persa i perket bashkeshortit bazuar ne kete spermograme te kryer nuk kam asgje cfare mund ti keshilloj per te kryer sepse gjithcka duket shume normal.

Me respekt

Rigers Balla

/komuniteti