javë pas jave
Pershendetje,
Spermograma ka disa parametra nder te cilat ato me te theksuarit dhe me te rendesishmit jane perqendrimi per mililiter/ numri i spermatozoideve, levizshmeria e tyre si dhe morfologjia. Persa i perket numrit/ perqendrimit per mililiter te spermatozoideve eshte brenda normes. Morfologjia ne fakt nuk eshte e listuar. Nderkohe duke gjykuar rezultatet e spermogrames suaj, ajo e cila me ngre 1 dyshim te vogel do theksoja, eshte perqindja e spermatozoideve te palevizshem e cila mund te konsiderohet jo-normale. Arsyet perse kjo mund te kete ardhur mund te jene:
1-) mos marrja e materialit te spermes ne laboratorin ky eshte kryer analiza, duke bere qe materiali te transportohet per ne laborator duke ndikuar ne temperaturen e ruajtjes se tij
2-) mos realizimi i analizes brenda nje kufiri kohor maksimal prej 1 ore nga momenti i marrjes se mostres
3-) prezenca e infeksioneve urogjenital, varikocele, etj etj.
Ajo qe une dua te theksoj dhe jo pa qellim e mbylla me keto dy te fundit eshte sepse jane shkaktare mjaft te rendesishem ne ulje te levizshmerise se spermes.
Duke ju referuar rezultateve te analizes, prezenca e leukociteve 4-6 ( gje te cilen une nuk e kuptoj se cfare tregon sepse ne nje laborator te mirefillte rezultati shprehet ne milion per mililiter) si dhe prezenca e baktereve, tregojne te dyja bashke nje infeksion te mundshem. Infeksioni mund te jete me shkaktare te ndryshem dhe per kete arsye duhet edhe ky i fundit te parapercaktohet.
Varikocela gjithashtu njihet te kete nje impakt ne uljen e levizshmerise se spermes.
Megjithate perpara se une te thellohem se cfare eshte varikocela etj etj, ju keshilloj te merrni parasysh qe keto rezultate nese jane te parat te cilat kryeni, eshte mire te perseriten per te qene te sigurte per diagnozen qe do te vendoset mbi rastin tuaj. Kshq ju keshilloj qe brenda nje muaji nga analiza e pare, te riperserisni spermogramen dhe me kontakoni serish per te diskutuar nese problemi eshte persistent.
Nderkohe nese keni pyetje te tjera me shkruani dhe do mundohem tju pergjigjem sa me shpejt te jete e mundur.
Me respekt
Rigersi
Ky esht rezultati i spermogramit te ber qfar mendoni ju dr. A esht ne rregull a mund te me keshilloni ju falenderoj. Abstenimi-3 dite Konsistenca- e lengshme Volumi- 4.2 Ngjyra-e bardh gri Ph-7.4 Nr.I spermatozoitevene ml- 9.0 Nr i pergjithshem i spermatozoiteve-37.8 Te levizshem progresiv dhe jo progresiv jan- 37 Te pa levizshem jan - 63 Leokocite- 4-6 Baktere disa. Ju falenderoj ne mirekuptime.