Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Semenax

Ju lutem a mundeni te me tregoni per ket lloj te bari cilat jane efektet anesore dhe pozitive.burri im edhe pse ka perdor terapi te ndryshme per levizshmeri te spermatozoideve nuk ju ka permirsuar spermogrami,andaj desha te dij se a mundet me pas efekt ky lloj bari.Me rrespekt!

Lulevera Gashi (9 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Ky medikament te cilen bashkeshorti juaj ka perdorur ne fakt me teper sygjerohet per rritje eksitimi dhe orgazme por qe permban edhe disa suplemente qe kane efekte stimulues mbi prodhimtarine e spermes.

Ne fakt ajo cfare une do ju sygjeroja te merrnit eshte dicka e ngjashme por me perberje me te shumta. Panvaresisht emrave te ndryshem, permbajtja e ketyre te cilet une do te permendja eshte pothuajse e njejte. Spermotrend eshte nje preparat francez. Relativisht i mire dhe me kosto te mire. Pastaj ke profertil i cili eshte me i vjeter ne treg dhe eshte goxha i njohur. Efikasiteti eshte i larte. Ne shqiperi ka edhe te tjere te shumte sic eshte orthomol fertil plus etj etj. Duhet te marresh nje nga te mesipermet ose dicka te njejte me keto. Zakonisht trajtimi vijon nga 1 deri ne 6 muaj. Me duhet patjeter qe gjithashtu te permend se ka edhe raste praktike ku panvaresisht preparatit te perdorur, rezultatet kane qene negative duke mos patur asnje efekt si ne rritje te numrit ashtu edhe ne rritje re levizshmerise. Gjithcka varet nga stadi i demtimit te qelizave sperm prodhuese te gjendura ne testikuj. Por laboratori e ka te pamundur nje percaktim te tille.

Nuk perjashtohen rastet ku pritshmerite e efekteve jane te medha ku permenden edhe rastet e pacienteve me varikocele.

Te falenderoj per pyetjet. Uroj te keni marre nje pergjigje.

Dite te mbare

Rigers Balla

/komuniteti