Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Spermogrami

Pershendetje,burri.E ka spemogramin para 6muaje ose me shume dhe mke ti.Kam dergu vlerat ke thon qe eshte ne rregulle,por une.Kam.Ndrru.Gjinekologun dhe.Na ka.Kerku ta beje prap burri spermogramin e ka bo.Dhe keto.Jan vlerat:viskoziteti normal,aglutinacion nuk.Ka,volumi 3ml,numri 20x10'6/ml,levisshmeria 60%,levisshmeria progresie %10(a)%20(b),levizja e mire,qeliza te rrumbullaketa 0.1x10'6 tpms 18x10'6,morfologjia (meusc) <1%nomal. Dhe ka shkru pas pergaditjes. Parametri teknik pure sperm,numri 4x10'6/ml,levisshmeria 90%,levisshmeria progresive %30(a)%40(b),levizja %ha (+),pms

Egzona Krasniqi (6 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Krahasuar me heren e fundit qe kemi pasur kontakt bashke, rezultatet shprehin perkeqesim. Numri pothuajse eshte pergjysmuar, morfologjia njekohesisht duket me e dobet. Me perjashtim te levizshmerise e cila eshte me e larte ne rezultatet e fundit.

Panvaresisht dobesimeve te rezultateve, e vetja vecori e cila duket me problem eshte morfologjia. Te tjerat jane brenda normave.

Megjithate panvaresisht rezultateve, gjykimi im mbi keto rezultate eshte disi skeptik sepse ndryshim kaq te madh ne nje afat kohor prej 6 muajsh tregon 1 problem i cili duhet te identifikohet parimisht. Teorikisht eshte e lehte te gjykosh mbi analiza te kryera. Veshtiresite dhe pergjegjesite rriten jasht cdo mase nese keto analiza kaq te thjeshta dhe kaq te rendesishme nuk kryhen me parametrat e kerkuar. Atehere diagnoza dhe zgjidhja mbi kete problem mund te jene totalisht te gabuara.

Juve ju be kohe qe tentoni per nje shtatezani. Duke marre ne konsiderate edhe problemet e tjera qe keni pasur lidhur me sistemin riprodhues, te permendura ne emailet paraprake, tentativa per te arritur nje shtatezani eshte pak me e nderlikuar se thjesht informacioni qe mund te tregoje rezultati i nje spermograme.

Me respekt

Rigers Balla

Dr. Rigers Balla (6 vite më parë)
Pershendetje Egzona, E kam pak te veshtire per tju sygjeruar nga tja nisni ne kete rast. Problemi qendron qe nuk i kemi vendosur nje diagnoze te sakte infertilitetit tuaj deri ne kete moment duke qene se une kam dyshime ne rezultatet e spermogramave te bere te bashkeshortit. Spermograma e pare me ben te them qe bashkeshorti nuk ka probleme. Spermograma e dyte eshte dyshuese nga fakti qe ndryshimi eshte i madh krahasuar me heren e parafundit dhe mbase ka dicka qe nuk shkon panvaresisht se serish eshte brenda normave. Qe une te tju keshilloja dicka duhet qe te vendos diagnozen e cila momentalisht me rezulton infertilitet i panjohur. Per tu bindur per kete duhet 1 spermograme e mire dhe nje kontrol i plote i juaji tek gjenekologu. Momentalisht me duhet te permend qe bashkeshorti juaj nuk ka probleme infertiliteti. Me respekt Rigersi
Egzona berisha (6 vite më parë)
qfar me keshilloni te beje,pse mua me ka thene doktorri qe jan mire , me habit ky fakt.

/komuniteti