javë pas jave

Pershendetje,
Analiza e spermogrames eshte paksa e paqarte ne gjykimin tim ndonese vetem ne fund deri diku qartesohet. Ne momentin qe themi perqendrimi eshte 0mil/ml apo 0 mije/ml do te thote qe nuk kemi asnje qelize. Nderkohe ne fund thihet se ka qeliza (spermatocite) te cilat jame nje stad me i hershem i spermatogenezes dhe prodhimit te spermatozoideve, thuhet qe ka por me difekte te medha morfologjike ne koke dhe bisht.
Keshilla ime eshte: te qartesohet rezultati.
1-Kemi te bejme me nje azospermi apo terazospermi apo oligospermi te thelluar.
2: 1 vizite klinike te bashkeshortit, per kontroll te testeve dhe eko te tyre.
3- e fundit dhe nese shihet e arsyeshme mbas keshillimeve te para, bilanc hormonal te FSH, LH, testosteron dhe prolactin.
Kjo skeme do te na udhezoje cdrejtim trajtimi do te duhet te ndjeke bashkeshorti.
Me respekt
Rigersi

Pershendetje doktor ne pamundesi tua dergoj materialin ne email po mundohem ta pershkruaj ketu besoj qe mund ta kuptoni> raporti laboratorik i spermogramit: Koagulimi: negativ Ngjyra : e bardhe Ph-(reaksioni): 8,8 (v.R 5-9) Volumi i spermes: 2,3 ml Nr. Total i spermatozoideve: 0 mil.----0 mije. Spermatozoide te levizshem progresiv 0%. Spermatozoide dobet te levizshem dhe ne vend: 0%. Spermatozoide te palevizshem (vdekur): 0%. Formalt normale: 0%. Format patologjike: 0%. Leukocite: 4-6. Eritrocite: 0mg. Qeliza: 0mg. Jarge: 0mg. Sekrecion: 0 mg. Preparati direkt mikroskopik: 8-10 qeliza spermatike, (spermatozoid) te vdekur, me patologji te theksuar ne koke dhe bisht. Spermatozoid te gjalle nuk jane prezent.