Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Spermogrami

Pershendetje desha te dij lidhje me spermogramin e marrur. Abstenimi 3 konsistenca - e lengshme volumi - 1.0 ngjyra - e bardhe ne te hinte ph - 7.5 nr i spermatozoideve ne ml - 48milion/ml te levizshme - 83% shpejt progresive A - 30% ngadal progresive B - 38% lokal te levizshme C - 15% te pa levizshme D - 17% leukocite - 7deri8 eritrocite - 1deri2 qeliza epiteliale - 3deri5 format normale 75% jo normale 25%

Jona Jahiu (8 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Kam shume dyshime qe kjo analize eshte jo-profesionale dhe per kete arsye nuk do doja te beja nje koment mbi keto rezultate. Nese do te me duhej ta beja atehere do te thosha qe nisur nga volumi, kemi nje ulje te tij nen norme. Arsyet jane nga me te ndryshmet, duke nisur nga humbja e materialit, mos matja me saktesi, stresi i marrjes se materialit si dhe e ndonje problemi me te madh siç mund te jete ejakulimi retrograd. Persa i perket perqendrimit te spermatozoideve eshte brenda normave. Levizshmeria po ashtu. Numri i leukociteve nuk eshte ne parametrat mates te kritereve standarte kshq nuk po e komentoj. Ndersa ajo e cila me shtyu me teper te mendoj qe analiza eshte jo-profesionale ose ndryshe jo e nje standarti te nje laboratori andrologjie, eshte rezultati i morfologjise siç ne shprehemi ndryshe. Eshte e pamundur qe morfologjia te jete 75% normale. Per mua ky rezultat tregon mos kryerjen e analizes ne formatin e nevojshem.

Siç e permenda edhe me lart, mua nuk do te me pelqente te bazohem ne kete analize. Nese me te vertete mendoni qe keni nevoje per 1 analize spermogrami, atehere duhet te kryeni 1 analize tjeter, ne nje vend me te specializuar dhe kjo eshte mjaft e rendesishtme.

Dite te mbare.

Me respekt

Rigeri

Jona Jahiu (8 vite më parë)
Volumin e kom shkru gabim 1.9 e pasna , edhe te ato format me larte shenon spermocitogrami nese osht qekjo morfologjia , cili laborator eshte me i mire gjitashtu nese ban me pyt

/komuniteti