Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ngritja spontane e sheqerit në gjak

Jam ne javen e 35 te shtatzenise dhe ne baze te analizave qe kam bere, sot me eshte njesia e sheqerit 11,5, kurse gjate analizave te mehershme qe kam bere ka qene normale njesia e sheqerit ne gjak. Desha te dije se a ka mundesi qe une kam fituar kete semundje diabetin ne shtatzanine time, apo eshte nje shifer e cila ka ndodh si pasoje e ngrenies se pastave ne oren 10 te mbremjes dhe te nesermen kam bere analizen e sheqerit ne gjak? Ju lutem te me ktheni nje pergjigje jam shume konfuze, faleminderit shume.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aida

Mendoj që kjo ngritje minimale, nuk ka lidhje me diabetin gestacional. Megjithëatë këtë e vërteton më së miri kurba e glicemisë dhe matja e nivelit të hemoglobinës së glukozuar në gjak. Kontakto me mjekun që të ndjek shtatzëninë për të bërë këto ekzaminime, që të vlerësojë situatën tënde.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti