Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në cilin muaj e ndiej beben duke lëvizur?

Pershendetja doktoreshe, jam shtatzene, i kam 4 muaj e 1 jave por ende se kam ndier bebin tim duke levizur, jam e merakosun te lutem shume a mundesh me me tregu ne cilin muaj fillon bebi me leviz, kur mundem me ndi? te faleminderit shume, Lulja.

Lulja Pula (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lulja

Fillimi i lëvizjeve të bebit, ndryshojnë nga gruaja që ka shtatzëninë e parë me gruan që ka lindur disa fëmijë. Gjatë shtatzënisë së parë, lëvizjet e bebit mund të ndihen rreth javës së 18-20 të shtatzënisë. Ndërsa tek gratë që kanë kryer lindje të mëparshme, lëvizje e para të bebit mund të ndihen rreth dy javë më parë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti