Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth peshës time dhe të foshnjes

Pershendetja Dr. Mimoza, jam ne muajin e peste te shtatzanise, kam startuar me 55 kg. Sa eshte normale te kem tani ne kete muaj si dhe sa duhet te kete foshnja? Ju faleminderit.

Blerina Krasniqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina

Është e vërtetë që ekziston një raport mesatar i shtimit në peshë të nënës dhe peshës së fetusit. Ky shtim konsiderohet normal, por shtimi i peshës amtare dhe pesha fetale varet nga shumë faktor që janë individual. Do të thotë që ndryshon nga një grua shtatzënë tek tjetra. Mjekët për të vlerësuar shtimin në peshë, përdorin indeksin e masës trupore. Indeksi i masës trupore është raporti i peshës së gruas para shtatzënisë me katrorin e gjatësisë të shprehur në metra. Pra, me dy të dhëna bazë, gjatësinë dhe peshën trupore të gruas para fillimit të shtatzënisë, të cilat ti nuk i ke dhënë, vlerësohet indeksi i masës trupore (IMT). Me këtë indeks verifikohet vlerësimi i shtesës së peshës gjatë shtatzënisë deri në javën e 20-të, e më pas çdo javë pas javës së 20-të e deri në lindje.  

Situata e peshës, në fillim të shtatzënisë Shtesa në 20 javët e para Shtesa çdo javë, pas 20 javëve të para Shtesa në peshë, në përfundim të shtatzënisë
Peshë në normë                  (IMT* = 18.5 deri 25) 3.5 kg 0.50 kg në javë Nga 11.4 deri 16.0 kg
Mbi peshë (IMT = 25 deri 30) 2.5 kg 0.35 kg në javë Nga 7.0 deri 11.5 kg
Obezë (IMT > 30) 2.2 kg 0.25 kg në javë deri 7.0 kg
Nën peshë (IMT < 18.5) 4.0 kg 0.60 kg në javë Nga 12.5 deri 18.0 kg

Blerina, mund ta llogaritësh vetë se sa duhet të jetë shtesa e peshës tënde gjatë shtatzënisë dhe ta krahasosh me atë që je.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti