Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Urinimi i pavullnetshem nga teshtitja

Qe pas lindjes se dyt para dy vitesh kam probleme Kur teshtij ne menyr te pa vullnetshme me del nje sasi urine ju lutem si mund ta rregulloj kete gje Ju uroj shendet

Irena 90 (8 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Irena

Me cka shkruan te rekomandoj te besh nje vizite gjinekologjike per te vleresuar terresine e rrugeve te lindjes. Nese e shikon te arsyeshme me kontakto ne kliniken ku punoj per ta zgjedhur problemin .

Gjithe te mirat.

Arta Blini (8 vite më parë)
Mund t'a kërkosh tekstin që e kap postuar me titullin 'info për nënat pas lindjes'
Arta Blini (8 vite më parë)
Irena une kam postuar një tekst tek 'pyet nenat'. Pikërisht për këtë problem. Për perineumin pas lindjes. Por siç dimë ne grat shqiptare me i'a ba 'bajat' dikujt, ashtu reaguan grat në faqe. Jo serioze. Une bej pjesë në një grup ku flitet anglishtja, dhe në një tjetër ku flitet frëngjishtja. Krejt tjera pikpamje kanë. Dhe pikërisht për këtë arsye më nuk shkruaj e kyqçem shumë rrallë në bebaime. Zemër të këshilloj të bësh ushtrime Kegel. Psh. Të shtrengosh muskujt e vaginës sikur kur mban urinën, sa më gjatë që të mundesh. Dhe përsëritë shpeshherë gjatë ditës. Të ndihmon ti forcosh muskujt. Tjetra: nëse ke premje posht (epiziotomi) dhe nëse nuk është qepur mirë mund të ndikojë në mbajtjen e urinës. Ke dhe ushtrime të tjera që mund t'i kërkosh në net në gjuhë angleze ose tjetër gjuhë për forcimin e muskujve. Nuk e di ku jeton, por egziston mundësia të bësh seanca tek fizioterapeutja me një maqinë që të fut posht dhe ti stimulon muskujt.

/komuniteti