Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ende s`më ka ardhë cikli

Pershendetje doktoreshe. Ju me rekomanduat te bej nje test te shtatzanise dhe une i bera 2 dhe me dolen negativ pastaj shkova te gjinekologja dhe me beri nje ultraze mirepo ajo me tha se mund te jete fillimi i nje shtatzenie dhe me tha ta blej nje test te cilin e bera aty dhe me doli negativ. Mirepo une deshiroj te di se pse ende nuk me ka ardhe cikli dhe barku me eshte fryer. A ka mundesi qe testi te mos jete i sakte?

Merjeme Hamiti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merjeme

Testet e shtatzënisë, në përgjithësi japin rezultate të sakta. Meqënëse mjeku në ekzaminimin ekografik ka dyshuar për një shtatzëni, atëherë të rekomandoj të bësh beta HCG e cila do të saktësojë situatën. Nëse edhe ky ekzaminim nuk rezulton për shtatzëni, atëherë mund të mendohet për çrregullim të nivelit të hormoneve për të cilin nevojiten ekzaminime të tjera, për të cilat do të rekomandojë mjeku.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti