Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe. Doja tju pyesja nese eshte e demshme marredhenia gjate shtatzenise?Jam ne javen 37-38. po nese partneri derdhet brenda a eshte e demshme kjo gje per bebin? Faleminderit.

Ela Tela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënive normale nuk kanë pse të evitohen. Ato ndalohen vetëm kur gjinekologu sheh rrezik aborti. Deri më sot nuk ka asnjë studim që të evidentoj se orgazma është shkak për abort.

Gjatë shtatzënisë gruaja pëson ndryshime, dhe jo rrallë roli i partneres neglizhohet. Ajo ndjen krenari për fëmijën që po vjen, por njëkohësisht ka ankth mbi ndryshimet e trupit të saj. Ndaj jeta seksuale e rregullt gjatë shtatzënisë, përmirëson anën fizike dhe psikologjike të kësaj periudhe. E më e rëndësishme është që çifti të ndihet mirë dhe i sigurtë në vazhdimin e jetës së tyre.

Ejakulacioni nuk është i dëmshëm, as në shtatzëni e as në jetën normale.

Unë të uroj shtatzëni normale.

/komuniteti