Për gjumin
Aida Gorari
(14 vite më parë)
Përshëndetje Aida
Rekomandohet që pozicioni më i përshtatshëm për gruan shtatzënë, është anash majtas. Ky pozicion oksigjenon më mirë fëmijën dhe lejon që gruaja shtatzënë të jetë më e qetë. Por kjo nuk do të thotë që zgjedhja dhe praktikimi i pozicioneve të tjera është i ndaluar, për më tepër kur shtatzëna ndihen komade.
Dhimbja e kockave në shtatzëni, përgjithësisht lidhet me mungesën e kalciumit. Prandaj kërko te mjeku marrjen e tij si dhe të multivitaminave dhe kriprave minerale.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje. Doja te pyesja nese eshte e mundur a mund te fle me kurriz sepse ne te majte e te djathte e kam pak te veshtire te fle anash dmth ne brinje sepse kam degjuar qe nuk eshte mire per femijen se di pse dhe doja nje info te sakte per kete? Dhe dicka tjeter me dhemb shume kerbishtja dhe kockat.... Ju pershendes pune te mbare.