Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ti kuptojë këta mjekë?

Krejt rastesisht po beja kontroll neper internet dhe gjeta kete adrese. Ju jutem pas nje lodhje psikologjike nga nje doktor ne tjetrin une ndihem e dorezuar. Une dhe bashkeshorti im i kemi bere te gjitha analizat e kane dale shume mire, spermograma ne parametrat e duhura, une kam bere eko per te pare madhesine e folikulit dhe kam dale ok, ovulimin e kam te rregullt sepse kam porositur teste jashte vendit dhe ato me dalin pozitive ne ditet qe une kam ovulim. U be 2 vite e ca qe tentojme por asgje, nje dokrorr me thote je ne rregull, nje tjeter ndryshe e nje me thote eshte psikologjike. Ju lutem me thoni dicka sepse po lodhem me kete gjendje. Theksoj se nuk jam e stresuar ne lidhje me te mbeturen shtatzane sepsa ne menyren se si po kaloj nga nje mjek tek tjetri dhe pa asnje shpjegim?!

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Elina

Më vjen keq për çka përshkruan. Duke mos ditur se çfarë analizash dhe ekzaminimesh ke bërë (sepse edhe keto bëhen në bazë të rradhe, për të përjashtuar shkaqet apo për ti trajtuar ato), nës e sheh të arsyeshme më kontakto në klinikën ku punoj qoftë edhe për të bërë një bisedë më të hollësishme mbi shëndetin tënd riprodhues.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti