Foshnja nuk është duke u zhvilluar?!
Nur L
(14 vite më parë)
Përshëndetje Emine
Diferenca e konstatuar mund të jetë gabim i matjes por mund të jetë edhe veçantia e rritjes së bebit. E rëndësishme është që ecuria e shtimit në peshë të bebit të jetë normale dhe e vazhdueshme.
Meqënëse po afron dita e lindjes, bëj kontrolle te mjek më të shpeshta dhe kërko nga ai që të kontrolloj furnizimin me gjak të bebit.
Të uroj lindje të mbarë.
Une jam ne javen e 36-3 ndersa mjeku me ka thene qe femija ka mbet nje jave me i vogel, femija eshte mire edhe une, por eshte hera e dyte qe femija nuk po shton kg, cilat mund te jene arsyet dhe nese femija nuk zhvillohet a eshte me mire qe te lind?