Rreth ndaljes së qumështit nga gjiri
Eggi E
(14 vite më parë)
Përshëndetje Eggi
Qumështi nga gjiri largohet gradualisht. Rekomandohet që gjiri gjatë periudhës së ablaktacionit, të mbahet i shtrënguar fort dhe të mos shtrydhet. Kjo duhet të zgjasë për një periudhë kohe rreth dy javë. Nëse ka problem, atëherë drejtohu tek mjeku gjinekolog për të marë trajtimin e nevojshëm.
Të uroj gjithë të mirat.
E dashur doktoresh une e kam ndare vajzen nga gjiri qe 11 dite dhe desha te pyes sa kohe zgjat gjersa te largohet qumeshti nga gjiri perfundimisht sepse kur e shtyp majen e gjirit ende shoh qe del qumesht mund te me tregosh sa zgjat? Shume flm per pergjigjet. Me respekt.