Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java e 25 e shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe jam nje nene e nje djalit gati 2 vjec dhe koheve te fundit nuk rrin me askend dhe vetem don me mbajte ne dore por une si shtatzane e mbaj, luaj me te po me shume don dore dhe shkon deri ne katin e 3 shkalleve une shkoj mbrapa tij, ne ora 12 te mesdites e vnoj ne gjume flen deri ne 2 pastaj prej 2ve deri ne 8 mbremje e vnoj prape ne gjume. Ndoshta po me kupton e kam vrejtur se po me lagen veshjet e brendshme me rrjedh nje leng si ngjyre te verdhe prej vagine. A eshte dicka per tu brengosur? Ndoshta po me kupton te faleminderit per te gjitha pergjigjet tuaja. Te uroj shendet dhe gjithe te mirat, Teuta.

Teuta Kf (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta

Rrjedhja vaginale që shpjegon, nuk është normale e ndoshta kjo vjen nga mbilodhja/sforcimi që bën për të mbajtur fëmijën tënd.

Menjëherë drejtohu te mjeku që të ndjek shtatzëninë për të bërë ekzaminimet e nevojshme dhe për të marë trajtimin e duhur nëse është e nevojshme. Duhet të dish që shtatzëna nuk duhet të bëjë punë të rënda, ngritje të peshavë (si mbajtja e fëmijës në krah), ecjet të sforcuara, qëndrime të gjata në këmbë etj. Mundohu ti eleminosh këto situate, që shtatzënia të ketë ecuri normale deri në fund të saj.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti