Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e mesit dhe të kockave të vaginës në shtatzëni

Doktoresha Mimoza pershendetje, desha te bej nje pyetje, jam ne muajin e 7 gjegjesisht ne javen e 28 dhe kam dhimbje te shpines edhe mesit te shoqeruara me dhimbje te kockave te vagines poashtu ngerqe si dhe me miren mendet shume keshtu jam qe dy ose 3 dite, dua te di eshte dicka rrezik kjo gje per beben? Poashtu disa dite me heret beba ishte me shume e levizshme kurse tani shume pak, jam shume shume e shqetesuar, ju lutem me tregoni rreth kesaj? Flm per mirekuptim nga Moza.

Mimoza Surkishi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza

Dhimbjet e mesit dhe të fundit të barkut në këtë moshë të shtatzënisë, janë problematike. Drejtohu te mjeku që të ndjek shtatzëninë për të kryer disa ekzaminime të nevojshme, siç është cervikometria, e cila do të përjashtojë mundësinë për rrezik lindje para kohe. Po ashtu edhe analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale, janë të nevojshme për të përjashtuar mundësinë e një infeksioni i cili mund të jetë shkak i dhimbjeve vaginale. Me ekzaminime si ekografia dhe CTG (cardiotocography), vlerësohet gjëndja fetale. Nga rezultatet e ekzaminimeve, mjeku do të japë trajtimin e nevojshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Mimoza Surkishi (14 vite më parë)
ju faleminderit shum per pergjigjen tuaj jeni shum te kujdeseshem me respekt moza

/komuniteti